Koronavirusi: çast pas çasti
Europa dhe vala e dytë e koronavirusit
Franca shpall 12 zona të kuqe, Italia me shifra në rritje.
Franca ndodhet në situatë kritike, me 9,406 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve me Covid-19 në 363 mijë. Deri tani 30,893 persona nuk e kanë fituar betejën me virusin. Gjithsesi, Kryeministri Jean Castex deklaroi se nuk do të ketë kthim të karantinës, por klasifikoi si zona të kuqe 12 qytete, përfshirë Parisin, që do të thotë se autoritetet lokale mund të marrin kompetenca shtesë për të vendosur kufizime nëse e gjykojnë të nevojshme.
Edhe pse ritmet e përhapjes aktualisht nuk janë të shpejta, Covid-19 duket se po rikthehet në problem në Itali. Në 24 orë vendi fqinj regjistroi 1,616 raste të reja, me një total prej 284,796 të infektuarish.
Zvicra regjistroi 528 raste të reja të premten, numri më i lartë i regjistruar në 24 orë që prej fillimit të prillit. 1,630 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 5 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Gjermani. Pas shtrëngimit të masave anti-Covid, përfshirë përdorimin e detyrueshëm të maskës, gjatë javës që po lëmë pas Republika Çeke raportoi 1,382 raste të reja me Covid-19, në 24 orët e fundit. Shifra të tilla nuk ishin regjistruar deri tani në vendin e Europës Qendrore. Edhe pse India është kthyer në një vatër të nxehtë me 4.5 milionë të prekur dhe mbi 76 mijë të vdekur.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbeten vendi me situatën më të vështirë. Thuajse 6.5 milionë njerëz rezultojnë të infektuar, ndërsa ai i vdekjeve ka rritur në 192,663. Drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive thotë se kjo situatë mund të vazhdojë edhe përgjatë 2021, duke parë si zgjidhje vetëm vaksinën anti-Covid. Më shumë se 906 mijë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në gjithë botën, teksa numri i të infektuarve i ka kaluar 28 milionë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














