Kosova
Eurodeputeti gjerman: Mohimi i vizave për Kosovën ishte gabim
Anëtari i Parlamentit Europian, Reinhard Bütikofer, që vjen nga Partia e Gjelbër e Gjermanisë, ka kritikuar BE-në për mohimin e lirisë së lëvizjes ndaj kosovarëve.
Ai tha se ky është një gabim i madh, po aq sa edhe vonimi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Mohimi i vizave për Kosovën është një gabim i BE-së dhe po aq marrëzi sa edhe moshapja e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Tabelat e shumëzimit të gjeopolitikës ende nuk janë mësuar”, ka shkruar ai në Twitter, duke shpërndarë një shkrim të gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” që kritikon neglizhencën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe thotë se këtë po e shfrytëzon SHBA-ja. Artikulli gjithashtu thoshte se Washingtoni po punon kundër BE-së në Ballkan.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











