Integrimi
Eurodeputeti Lukas Mandl takohet me shqiptarë në Austri
Në turneun e tij nëpër Austri, miku i madh i shqiptarëve, përveç një takimi me shqiptarët në Linz dhe Graz, ai të shtunën gjeti kohë që të takohet edhe më bashkatdhetarë të tjerë që jetojnë në Vjenë të Austrisë
Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) që do të mbahen më 26 maj të këtij viti, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka zhvilluar një takim me një grup shqiptarësh në Vjenë, shkruan albinfo.ch.
Në turneun e tij nëpër Austri, miku i madh i shqiptarëve, përveç një takimi me shqiptarët në Linz dhe Graz, ai të shtunën gjeti kohë që të takohet edhe më bashkatdhetarë të tjerë që jetojnë në Vjenë të Austrisë.
Kryetari i Shoqatës së “Miqësisë Austri – Kosovë”, Lukas Mandl, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, diskutuan para të pranishmeve rreth temës “Diaspora shqiptare në Austri si dhe zgjedhjet në Parlamentin Evropian”.
Eurodeputeti Mandl tregoi edhe për lidhjet e tij me Kosovën dhe kosovarët.
“Kemi qenë në një bufe, kur një mik i imi shqiptar më ka thënë se a mund ta bëjmë një shoqatë mes shqiptarëve dhe austriakëve. Më ka pëlqyer si ide. Po atë ditë e kam telefonuar ministrin e Jashtëm të asaj kohe, tash kancelarin austriak, Sebastian Kurz, dhe ia kam shprehur idenë. Kurz e ka mirëpritur këtë nismë dhe më ka thënë që ta formojmë sa më shpejt”, theksoi Mandl, i cili është edhe anëtar i Partisë Popullore që udhëheq shtetin austriak, ÖVP, përcjell albinfo.ch.
Për formimin e shoqatës së “Miqësisë Austri –Kosovë”, Lukas Mandl falënderoi edhe sekretarin gjeneral të kësaj shoqate, shqiptarin nga Dibra, Arbër Markun, për të cilin tha që njihet që 20 vjet dhe i beson jo një qind për qind, por një mijë për qind.
Eurodeputeti Mandl, i cili në këto zgjedhje konkurron për mandatin e dytë në Parlamentin Evropian, theksoi se në Austri ka shumë miq shqiptarë, të cilët janë të integruar jashtëzakonisht mirë në Austri.
“Shqiptarët e Kosovës janë ndër popullata e huaj me të integruarit në Austri. Ka më së paku të papunë dhe kanë vende të mira të punës, qoftë në biznese apo në profesionet e tyre”.
Ai premtoi se do të vazhdojë të jetë zë i shqiptarëve në Parlamentin Evropian, t’iu tregojë deputetëve evropianë se ku gjendet Kosova, çfarë vlere ka Kosova për Evropën Juglindore, ta shpijë Kosovën drejt të ardhmes më të mirë, të bëhet liberalizimi i vizave si dhe të integrohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian. “Do ta keni përkrahjen time edhe në të ardhmen, ashtu siç e keni pasur edhe nga ish-zëvendëspresidentja dhe raportuesja për Kosovën, Ulerike Lunaçek. Lunaçek ka qenë edhe anëtare e shoqatës së “Miqësisë Austri –Kosovë”, tha ai.
Ndërkohë, ambasadori i Kosovës, Sami Ukelli, e falënderoj deputetin Evropian Lukas Mandl për mundësinë e bashkëbisedimit me publikun shqiptar. Ai, tha se në Austri jetojnë një numër i madh i shqiptarëve që kanë nënshtetësi austriake dhe të cilët do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 26 majit.
“Për ne si një shtet i ri, është shumë më rëndësi të vazhdojmë me lidhjet e mira mes shteteve tona Kosovë – Austri dhe ne si shtet kemi nderin që kemi një mik si Lukas Mandl”, tha ambasadori i Kosovës, duke shtuar se nga pozicioni i tij si ambasador nuk i lejohet të bëjë marketing politik, përcjell albinfo.ch.
Pas fjalimeve u bë edhe një diskutim i hapur me të pranishmit të cilët parashtruan pyetje të ndryshme për Lukas Mandl, për pozicionin e Austrisë karshi Kosovës, liberalizimin e vizave dhe pyetjeve të tjera në interes të vetë qytetarëve kosovarë që jetojnë në Austri si dhe shtetit të Kosovës.
Shoqata e “Miqësisë Austri – Kosovë” është themeluar në vitin 2016 me kryetar Lukas Mandl dhe deri më tash kanë zhvilluar aktivitete të shumta në fuqizimin e bashkëpunimit në mes të dy popujve dhe shteteve.
Lukas Mandl ka paralajmëruar edhe një takim tjetër me komunitetin shqiptar, i cili do të mbahet më 21 prill në kishën katolike të shqiptarëve në Vjenë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë
















