Kosova

Lukas Mandl, shef i misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, emërohet shef i vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet në Kosovë

Sot, në një postim në rrjetet sociale, u bë e ditur se deputeti në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, është emëruar Shef i Misionit Vëzhgues të BE-së që do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Po ashtu, Mandl në një deklaratë për emërimin e tij në krye të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve në Kosovë është shprehur i bindur se ky mision do të sjellë vlerë të shtuar në procesin zgjedhor.

“Jam i kënaqur që BE-ja më ka besuar përgjegjësinë e udhëheqjes së Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve në Kosovë. Jam i bindur se misioni do të sjellë vlerë të shtuar në procesin zgjedhor. Mezi pres të takohem dhe të bisedoj në teren me autoritetet, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe aktorët e tjerë elektoralë”, ka thënë Mandl.