Shkurt.ch
Euro në minimum, frangu bëhet me „krahë“
Euro bie në minimum, ndërsa frangu zviceran është bërë me “krahë“ të hënën.
Euro ra në një minimum gati pas shtatë muajsh kundrejt dollarit për shkak të sulmeve terroriste në Paris.
Investitorët, të hënën, të shqetësuar nga sulmet e së premtes në Paris dhe ndikimit të saj në ekonominë e zonës së euros kanë qëndruar anash nga monedha e vetme evropiane.
Tradicionalisht valuta më e besueshme, frangu zviceran, është forcuar për 0.4 për qind kundrejt euros.
Analistët e kanë vlerësuar reagimet dhe shqetësimet në lidhje me sulmin në Paris si mjaft ngufatës, ndërsa investitorët, në anën tjetër, u përqendruan në ndryshimin e politikave monetare në mes të Bankës Qendrore të Evropës si dhe Administratës federale amerikane të rezervave.
Edhe para sulmeve valuta evropiane euro ishte duke shënuar rënie për shkak të pritjeve nga Banka Qendrore Evropiane të vazhdojë aplikimin e stimujve monetarë muajin e ardhshëm, si dhe ulje të mundshme të mëtejshme të normave të interesit të depozitave dhe në blerjen e aseteve të reja.
Euro është dobësuar për 0.5 për qind në 1.0723 dollarë, jo shumë larg nga një minimum prej gjashtë muajsh, 1.0674 dollarë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











