Bota
Pranohet zbarkimi i 49 emigrantëve
Pas gati tri javësh në det të hapur në kërkim të një porti të sigurt për t’u zbarkuar, ka gjetur sot zgjidhje çështja e 49 emigrantëve në bordin e anijes humanitare gjermane Sea Watch 3.
Në bashkëpunim me autoritetet europiane, qeveria malteze ka pranuar zbarkimin e 49 emigrantëve, të cilët më pas do të shpërndahen në 8 shtete europiane: Gjermani, Itali, Rumani, Francë, Portugali, Irlandë, Holandë e Luksemburg.
Transportimi i emigrantëve në tokën malteze do të nisë menjëherë, e do të kryhet nga forcat e Ushtrisë së Maltës.
Menjëherë pas këtij operacioni, qeveria malteze kërkon që anije humanitare Sea Watch 3 të largohet nga ujërat territoriale të Maltës.
Sipas mediave, përcjell oranews.tv, 49 emigrantët e anijes Sea Watch u shpëtuan në ujërat e Mesdheut natën e 22 dhjetorit – mes tyre janë 4 gra e 3 fëmijë të mitur, përcjell albinfo.ch.
Në gjetjen e zgjidhjes së zbarkimit të tyre në tokë apeloi edhe Ati i Shenjtë, Papa Francesku, i cili u kërkoi liderëve europianë një solidaritet konkret, e jo vetëm fjalë ndaj 49 emigrantëve që prej disa javësh enden në Mesdhe, në kushte klimatike e higjienike ekstreme.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











