Lajme

Është bërë për ngashërim në Prishtinë

Konfliktet politike po përfundojnë gjithnjë e më shpesh në dhunë. Pika kryesore konfliktit janë të drejtat më të mëdha për pakicën serbe

Re të gazit lotsjellës në Parlament. Deputetë me gazmaska. Sulme të demonstruesve në qendër të kryeqytetit Prishtinës, policë, që nxjerrin me dhunë deputetët e opozitës nga salla. Këto pamje janë bërë qe disa muaj përditshmëria e jetës politike në Kosovë. Por tash në Parlamentin e rrethuar me tela xhemborë dhe të modernizuar pas Luftës për Pavarësi më 1988/89 ështëk thyer qetësia.

Ndoshta për këtë ndikuan fjalët e Përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini, të thëna të dielën e kaluar se „dhuna është e paparanueshme pa marrë parasysh formën dhe shkaktarin“ ndikuan në qetësimin e situatës. Por vendimtare për këtë duket të ketë qenë zgjedhja e Ministrit ë deritashëm të Punëve të Jashtme dhe të liderit të Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, si kryetar i vendit me 71 prej gjithsej 120 votave përkundër përpjekjeve për pengim dhe ndërhyrjes së policisë ndaj deputetëve protestues të opozitës. Opozita synonte pengimin e zgjedhjes së tij dhe kështu edhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

„Kjo strategji ka dështuar hë për hë“, thotë Bujar Bukoshi një ish-burrshtetas dhe ish-kryeqeveritar ende aktiv në politikë, i cili për „taz“ deklaron ndër të tjera se „ pozitat e të dy palëve duken të papajtueshme dhe qetësia e tashme është vetëm e përkohshme“, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe nga opozita, taborri qeveritar nuk mendon t’i hyjë rrezikut të zgjedhjeve. Është si të „ndeshen dy trena mes vete dhe të mos mund t’i ndalë askush“, thonë gazetarët kosovarë. „Është një atmosferë e ngarkuar“, që vështirëson dialogun”, konstaton Mogherini.

Arrogancë e padurueshme

Në një bisedë me “taz, njëri prej drejtuesve të opozitës, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaron se para dy javësh ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit, sepse „arroganca e politikanëve sundues është e padurueshme“. Qeveria nuk është e gatshme të diskutojë seriozisht, mendon ai. Bëhet fjalë këtu në radhë të parë për një marrëveshje me Serbinë për statusin e komunave serbe në vend

Sipas gjendjes së krijuar pas bisedimeve të deritashme, komunat serbe në Kosovë, të cilat me një popullsi prej 6% posedojnë 23% të territorit të gjithmbarshëm të vendit, do të fitojnë të drejta të zgjeruara vetëqeverisëse. Sipas Haradinajt kështu do të krijohej shtet në shtet, një lloj i “Republika Srpska” sipas modelit boshnjak.

Opozita e përbërë nga AAK dhe nga partia „Vetëvendosje“ nuk dëshiron t’i cenojë të drejtat e pakicës serbe. Komunat serbe kanë që tash mundësi të mëdha të vetëqeverisjes. Kështu pakica serbe është e përfaqësuar në mënyrë mbiproporcionale në Parlament, cakton përfaqësuesit e saj në Qeveri dhe mund të mbajë lidhje të veçanta me Serbinë.“ Tërë këtë nuk do ta prekim“, por krijimi i një bashkësie të tillë të komunave serbe, siç po negociohet tash, do të shkonte shumë larg“.

“Ky propozim i shërben Serbisë të mund të qeverisë në Kosovë”, thotë Haradinaj. Për këtë arsye Gjykata Kushteuese e ka konsideruar këtë marrëveshja si jo në pajtim me frymën kushtetuese dhe ka kërkuar ndryshime e saj në 21 pika.

Bisedimet ende të mundshme

“Ne të gjithë duhet t’i respektojmë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese”, thotë Enver Hoxhaj, ish-Ministri i Punëve të Jashtme, i cili, me gjasë, pas marrjes së postit të kryetarit të shtetit nga Thaçi, do të rikthehet në postin e tij. Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë kanë nënshkruar në fillim vetëm një marrëveshje në parim për një asociacion të komunave serbe, përcjell albinfo.ch komentin e “taz”. Së dyti duhet të hartohet statuti dhe së fundi duhet të merret edhe një vendim qeveritar për të.

“Në mes hapit të parë dhe të dytë mund të debatohet ende. Sipas mendimit të Gjykatës Kushtetuese s’do të ketë “Republika Srpska” si në Bosnjë. Qeveria dhe opozita mund ende të bisedojnë për përmbajtjen e Marrëveshjes”, thotë Hoxhaj. Ndoshta nuk janë mbyllur ende të gjitha dyert.

TAZ, Erich Rathfelder

Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri