Koronavirusi: çast pas çasti
Epidemia në Itali ka mbaruar, thotë eksperti italian
Specialisti Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës për Sëmundje Infektive në Xhenova, thotë se epidemia e COVID-19 në Itali ka kaluar dhe kjo mund të shihet në numër. “Kushdo që ndjek situatën epidemiologjike në Itali, mund të mendojë se ne jemi akoma në mes të një epidemie të plotë të koronavirusit. Çdo artikull i lajmeve fillon me raporte ditore për numrin e të infektuarve dhe të shtruarve në spital.
Por kjo është një përshtypje e gabuar. Epidemia e virusit COVID-19 ka kaluar, dhe për këtë shiko numrat: kemi pasur 4,000 pacientë në kujdes intensiv, dhe sot në një vend me më shumë se 60 milionë banorë, kemi vetëm 60”, thotë Dr. Bassetti. Sipas agjencisë AGI, ai kritikoi tendencën për të folur për rritjen e të infektuarve çdo ditë, si raportet e luftës, pa analizuar të dhënat se sa janë asimptomatikë, sa janë shtruar në spital dhe të ngjashme, përcjell albinfo.ch.
Kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër, vetëm në Itali, pretendon Dr. Bassetti. “Ai që insiston në të dhëna negative harron se Italia ishte e para që u godit nga pandemia dhe se ne arritëm të dilnim nga kriza”, thotë infektologu. Sipas tij, problemi është në komunikim dhe ai sheh fajtorët në institucionet vendore, media, por edhe në mesin e “ekspertëve”, të cilëve u takon.
“Kjo këmbëngulje ndaj negatives vetëm ngatërron njerëzit, ne i trembim ata dhe kriza shëndetësore, të paktën për sa i përket Italisë, ka mbaruar”, përfundoi Bassetti.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











