Kosova
Enver Hoxhaj largohet nga Kryesia e PDK-së
![](https://www.albinfo.at/wp-content/uploads/2017/01/enver-hoxhaj-290089004-554x396.jpg)
Mësohet se Enver Hoxhaj, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ish u.d. i kryetarit të PDK-së, është larguar nga Kryesia e re e partisë, e miratuar dje në organet e kësaj partie, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Facebook ai ka falënderuar kryetarin e ri, Memli Krasniqi dhe anëtarët e tjerë, duke thënë se do të respektojë atë që deputetët të mos përfshihen në kryesi.
“Në vijimësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz të rinj dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapovotuar të punojë dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ai ka deklaruar se do të angazhohet për të ndihmuar partinë në zgjedhjet lokale.
Hoxhaj kishte zëvendësuar ish-kryetarin Kadri Veseli dhe ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet e fundit.
Ndryshe Memli Krasniqi e ka falënderuar Hoxhajn për punën dhe kontributin e madh në udhëheqje të Partisë Demokratike të Kosovës, në veçanti për punën e tij si u.d. kryetar i PDK-së në kohë të vështira për ne dhe për Kosovën.
“Ndonëse ne kishim vendosur në Konventën e dhjetë të PDK-së që deputetët tanë ta kryejnë vetëm punën në Kuvend, pa mbajtur pozita të dyfishta edhe në Kryesi të partisë, në respekt të kontributit dhe punës së tij, unë e kam propozuar profesor Hoxhajn që të jetë edhe pjesë e Kryesisë së re, por ai ka vendosur ta respektojë plotësisht parimin e dalë nga Konventa, duke mbajtur vetëm detyrën e deputetit të PDK-së në Kuvend. E falënderoj shumë për këtë çasje pozitive të tij dhe për ofrimin e gjithë mbështetjes që ka dhënë dhe do të japë për reformat dhe fitoret e PDK-së për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit Urimi për festën e Kurban-Bajramit 2024...
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
-
Dietikon (ZH): Zamfina Rexhaj prezanton librin e saj mbi luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kur mund të kërkoj rimbursim për shpenzimet mjekësore në Austri? Nëse vizitoni një ‘mjek me zgjedhje’ në Austri ose shkoni për disa procedura dhe ekzaminime, mund...
-
Austriakët, të shqetësuar pas rritjes së FPO ekstremiste në zgjedhjet evropiane
-
A ka Austria probleme me drogën?
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë