Kosova
Engel: Një ditë do ta festojmë pranimin e Kosovës në BE dhe NATO
"Unë gjithmonë kam thënë që Kosova do të jetë një komb i lirë dhe i pavarur, me gjithë zërat skeptik për këtë. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës“
Duket se kongresmeni Eliot Engel beson se Kosova së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së. Këtë deklaratë Engel e dha gjatë një vizite në Federatën PanShqiptare Vatra, përcjell albinfo.ch.
“Unë e di se një ditë ne do të festojmë pranimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ky është qëllimi që kemi për të ardhmen e Kosovës. Ju gjithmonë mund të mbështeteni tek unë si shoku juaj- si miku juaj, andaj ju e keni derën e hapur në zyrën time në Kongres sa herë t’ju nevojitet”, tha në fund Engel.
Po ashtu, Engel theksoi se partneriteti midis Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ‘mbetet të jetë i fortë si asnjëherë më parë.
“Unë gjithmonë kam thënë që Kosova do të jetë një komb i lirë dhe i pavarur, me gjithë zërat skeptikë për këtë. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës“, tha ai.
Vlen të theksohet se kongresmeni amerikan u prit nga kryetari i ri i Vatrës, Elmi Berisha dhe drejtuesit e lartë të Vatrës, të cilët i rezervuan një pritje mjaft të ngrohtë, duke i uruar me këtë rast edhe mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës.
Kryetari i Vatrës, Elmi Berisha, mbas i uroi mikut të madh të shqiptarve mirëseardhjen – më pas foli për rëndësinë e kësaj vizite në Shtëpinë e Vatrës, të Kongresistit Engel, në të cilën ai veçoi atë të kontributit të kongresisitit për Kosovën, si dhe ndihmesën e tij për shqiptarët në Luginën e Preshevës, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, dhe miqësinë e tij me Presidentin historik të Kosovës Rugovës.
Më pas në këtë vizitë foli Harry Bajraktari, i cili gjithashtu kujtojë kontributin e kongresistit Engel për çështjen shqiptare, e cila tha Bajraktari është në vazhdimësi për më shumë se tre dekada në Capitol Hill.
Gjithashtu, ai tregoi se Kongresmeni Engel ka qenë një përkrahës i madh i Kosovës që kur u zgjodh në Kongres në 1989, dhe e pati njohur atë.
“Kongresmeni nënshkroi rezolutën për shprehjen e mbështetjes për Presidentin Rugova në fillim të viteve 1990 … Pas pavarësisë së Kosovës, Kongresmeni Engel u përpoq ta sillte Kosovën në MCC. Angazhimi i Engelit për Kosovën nuk ndalet këtu, është i shumtë. Ne kemi nderin të kemi një mikë si Engel, në Kongres, i cili është mik i të gjithë shqiptarëve, prej nga Lugina e Preshevës, Kosovës, shqiptarëve në Mal të Zi dhe Maqedoni“, tha Bajraktari.
Bajraktari përmendi si shumë të rëndësishëm gjatë fjalës së tij në Vatër edhe Fondacionin e Millenniumit, ku kontributi i Engel, për Kosovën, bëri të mundur që Fondacioni Millennium të implementojë një Korporatë të Mijëvjeçarit të Sh.B.A., MCC, MCC, mbi energjinë dhe transparencën qeveritare.
Ku siç dihet vitin e kaluar MCC dhe qeveria e Kosovës nënshkruan një program pragu prej 49 milionë dollarësh (afërsisht 41.6 milionë euro) që synonte të promovojë rritjen ekonomike përmes zbatimit të projekteve për energji elektrike të besueshme dhe rregull-ligj.
Kurse, Editorja e seksionit anglisht të Diellit, Rafaela Prifti, e mbesa e ish sekretarit federatës pan shqiptare Vatra, ish redaktor i gazetës Dielli, foli për historikun 108 vjeçar të Vatrës, pse u themelua Vatra, rolin dhe kontributin historik të shqiptarëve për më shumë se një shekull.
“Lufta dhe përpjekjet e vatranve dhe patriotëve për pavarësinë e Shqipërisë, ato për liri e të drejta të shqiptarëve në Kosovë, e viset shqiptare e Çamëri, si dhe veprimtarinë e zhvilluar në periudhën e sundimit komunist kundra regjimit në Shqipëri- ishin të mëdha këtu në Amerikë”, tha Rafaela Prifti – Editore e anglishtes në gazetën Dielli. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













