Integrimi
Energjia e ripërtërishme nuk është luks për shtetet e pasura
Në Bernë, në ambientet e Hotelit Ador, ka filluar konferenca për energjitë e ripërtërishme në Ballkan

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë përfaqësues biznesesh nga Kosova Zvicra, Serbia e Maqedonia, OJQ të ndryshme të këtyre vendeve dhe përfaqësues institucioesh nga vendet e përmendura.
Pjesëmarrësit i kanë përshëndetur kryetarja e kuvendit të albinfo.ch Sarah Grettler, nënkryetari, Leonard Bender, drejtori i albinfo.ch, Bashkim Iseni dhe asistenti, Nderim Salihi. Ata kanë shpalosur rëndësinë që ka stmulimi i energjive të ripërtërishme në Ballkan në momentin e pikërishëm.
“Ne nuk jemi inxhinierë por e kuptojmë thelbin e problemit të shfrytëzimit të energjive të ripërtërishme”, ka thënë Bashkim Iseni duke bërë edhe prezantimin e punës së platformës albinfo.ch, në trevjetorin e të cilës po mbahet kjo konferencë.
Bender ka thënë se ekziston mendimi se energjitë e ripërtërishme janë luks që ju takon shteteve të pasura. Këtu ka logjikë, por megjithatë është mendim i gabuar, ka thënë ai, duke kërkuar që të stimulohen këto lloje të energjive edhe në Ballkan.
——-
Konferencë për energjitë e përtërishme në Ballkan
Zhvillimi i energjive të ripërtërishme në Ballkan është një temë që po fiton gjithnjë më tepër në aktualitet, me ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e ambientit nga rreziqet që sjellin me vete mënyrat konvencionale të përfitimit të energjisë. Tema në fjalë do të trajtohet edhe në konferencën që organizon sot albinfo.ch me mbështetjen e SECO-s (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi i Zvicrës).
Në fokus të konferencës është angazhimi i Zvicrës, partnerëve evropianë, dhe diasporës për zhvillimin e energjisë së ripërtërishme në Ballkan. Qëllimet e këtij organizimi janë angazhimi për zhvillim të debatit lidhur me energjinë e ripërtërishme me aktorë privatë dhe publikë nga Zvicra dhe nga regjioni i Ballkanit.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të kompanive zvicerane dhe kosovare që merren me energjitë e ripërtërishme dhe me lëenj të përafërt.
Mobilizimi i diasporave Në konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të agjencive shtetërore, të OJQ-ve të angazhuara në zhvillimin ekonomik të Ballkanit, përfshirë këtu edhe inxhinierë, afaristë dhe kompani nga diaspora, me synim kërkimin e mundësive të reja për zhvillimin e energjisë së ripërtërishme në Evropën Juglindore. Aktiviteti synon të japë përgjigje rreth asaj se çfarë mund të bëhet për të promovuar energjinë e ripërtërishme në regjion, duke u mbështetur në shembuj konkretë, thuhet në një njoftim të organizatorëve.
“Qëllim i konferencës nuk është shprehja e kritikave ndaj gërmimeve aktuale të thëngjillit që shfrytëzohen për përfitimin e energjisë elektrike e as përçmimi i politikave lokale, por të tregojë se është e mundur të veprohet në disa nivele, me qëllim rritjen e efikasitetit në prodhimin e energjisë”, vazhdon më tutje teksti i prezantimit. Konferenca, me pjesëmarrjen e personaliteteve kyçe, synon të shqyrtojë mënyrat dhe rrugët që duhet ndjekur në afat të mesëm dhe të gjatë, por edhe diskutimin e zgjidhjeve që kërkohen për të inkurajuar dhe lehtësuar zhvillimin e energjive të ripërtërishme.
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri