Lajme
Elvis Rexhbecaj prezantohet te skuadra e re gjermane
Rexhbecaj ka kaluar te skuadra e Kolnit në formë huazimi, për shkak që me skuadrën e deritanishme, Wolsfburgun nuk kishte minutazh të mjaftueshëm.
Sipas skuadrës së Kolnit, Rexhbecaj do të jetë në formë huazimi deri në verën e vitit 2021. Futbollisti ka filluar po ashtu gjatë ditës së sotme stërvitjet me klubin e ri.
“Elvisi është një lojtar shumë i fortë dhe i disiplinuar. Në mesfushë, mund të përdoret në mënyrë fleksibile në pozicione të ndryshme dhe do të përmirësojë cilësinë tonë në këtë fushë”, thanë nga skuadra gjermane, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Kurse futbollisti kosovar, duke folur për transferimin e tij tha: “Unë vërtet dua të luaj. Kjo është arsyeja pse vendosa ta ndërmarr këtë hap”.
Skuadra gjermane duke e treguar biografinë e futbollistit po ashtu e tregon preardhjen e tij që është pra Kosova dhe vendi i lindjes që është Gjonaj në Prizren.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim













