E-Diaspora
Ekspozita “Besa” së shpejti edhe në Bernë
Ekspozita e radhës hapet në Bernë ndërsa manifestimet shoqëruese do të shtrihen deri më 3 janar të vitit 2015
Vargu i aktiviteteve në kuadër të projektit të ekspozitës shëtitëse “Besa” për këtë vit përmbyllet me ekspozitën që më 9 dhjetor do të hapet në Bernë dhe me manifestimet shoqëruese që do të shtrihen deri më 3 janar të vitit 2015.
Solemniteti i hapjes së ekspozitës bëhet më 9 dhjetor me fillim në orën 19.00 në Stadtsaal, Kornhausforum. Me fjalët e tyre përshëndetëse do të paraqiten Alexander Scmidt, këshilltar (nga ekzekutivii) i qytetit të Bernës, Lea Kusano, ish këshilltare, Dr. Herbert Winter, kryetar i Federatës së Shoqatave Izraelite të Zvicrës (SIG) dhe Dr.Bashkim Iseni, drejtor i platformës albinfo.ch.
Ndërsa prezantimi publik i ekspozitës bëhet më 18 dhjetor me fillim në orën 18.00, me ç`rast miqtë e shoqatës “Yad Vashem” ftojnë publikun në prezantim të ekspozitës.
Krahas ekspozitës që mbetet e hapur deri më 3 janar 2015, në këtë hark kohor do të ketë edhe në varg aktivitetesh që ndërlidhen me të. Kështu, filmi “Besa-The Promise” do të shfaqet të dielën, më 14 dhjetor nga ora 19 dhe të enjten, më 18 dhjetor nga ora 20.30 në kinemanë “Cinemàtte”. Ky film dokumentar amerikan tregon se si një qytetar shqiptar, Rexhep Hoxha, përpiqet të gjejë familjen hebreite të cilën 60 vite më parë babai i tij e kishte strehuar në shtëpinë e vet për të mbajtur premtimin ose “Besën” që ia ka dhënë babait të tij: duke ia dërguar familjes në fjalë librat e lutjes në hebraishte që ajo i kishte lënë në Shqipëri.
Ekspozita do të ketë edhe një prezantim publik, më 12 dhjetor 2014 që do ta bëjë Shpresa Jashari, studiuese e gjuhës dhe kulturës nga Universiteti Neuchatel .
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










