Koronavirusi: çast pas çasti
Eksporti në Kosovë ka pësuar rënie për rreth 11.5%
Kosova gjatë muajit prill ka eksportuar mallra në vlerë prej 32.6 milionë euro.
Dërisa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2019, ka pësuar rënie për rreth 11.5%.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2020, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
“Eksporti i mallrave në muajin prill 2020 kishte vlerën 32,6 milionë euro, ndërsa importi 193,9 milionë euro, është një rënie prej (11.5%) për eksport dhe (34.4%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019”, thuhet në raport.
E, sasia më e madhe e produkteve të eksportuara janë metale bazë dhe artikujt prej tyre.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (45.3%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (11.2%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (8.5%) produkte të industrisë kimike (8.3%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (5.6%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (5.3%) produktet minerale, (4.6%) produkte bimore (3.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.”, thuhet më tej në njoftim, përcjell Albinfo.ch.
Rreth 40% e produkteve janë eksportuar në vendet e BE-së, ndërsa prin Gjermania.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën në 12,4 milionë euro, ose rreth (38.2%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (1.1%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.9%), Britani e Madhe (5.6%), Holanda (4.0%), Suedia (4.0%), etj.”, bëhet e ditur në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Gjithashtu në muajin prill 2020, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 16,2 milionë euro, ose (49.7%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (3.9%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (34.5%), Maqedonia (7.1%), Serbia (3.6%), Mali i Zi (3.0%).
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














