Lajme
Eksploziv në një xhami në Drenas
Imami i Drenasit, që njihet si mulla i frymës liberale, thotë se në momentin kur është zbuluar eksplozivi, në xhami kishte edhe fëmijë
Në një xhami në komunës e Drenasit, Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të eksplozivit, gjë që ka tmerruar imamin e kësaj xhamie, mulla Osam Musliun. Imami i Drenasit, që njihet si mulla i frymës liberale, thotë se në momentin kur është zbuluar eksplozivi, në xhami kishte edhe fëmijë.
“Zoti na shpëtoi nga ky tmerr, se patëm të vdesim të gjithë. Ata që kanë vendosur eksplozivin në xhami duket se kanë qenë profesionistë të njëmendët”, ka thënë Musliu, i cili pohoi se policia veç gjendet në vendin e ngjarjes dhe po shohin si të veprojnë më tutje, citon KK.
“Për momentin jam duke dhënë deklaratë në polici në Drenas”, pohoi Osmani “policia është në xhami ende, dhe po marrin masa se si të veprohet me eksplozivin e gjetur. Në dhe përreth xhamisë ka pas njerëz, ka pasur edhe fëmijë”.
Ndryshe, Osman Musliu është imami që gëzon respekt të madh të shumica e komunitetit mysliman në Kosovë. Ai është deklaruar kundër rrymës ekstreme në Kosovë, ndërsa është kritikuesi më i madh i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai po ashtu është deklaruar kundër vehabizmit, ndërsa është hoxha që kishte varrosur familje Jasharit, që ishin vrarë nga forcat serbë me 1998.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











