Tematike
Eksperti përgjigjet: Përse frangu vlen më shumë se euro dhe cilat janë pasojat
A është kjo ngritje e frangut në favor të ekonomisë zvicerane, kush humb e kush fiton? Përgjigjet për albinfo.ch eksperti i financave, Gzim Hasani

Ka tashmë disa ditë që euro vlen më pak se një frang zviceran, gjegjësisht, një euro “kushton” 0,9836 CHF. Por, si ka ndodhur kjo, cilat janë shkaqet dhe pasojat e këtij zhvillimi? A është kjo ngritje e frangut në favor të ekonomisë zvicerane, kush humb e kush fiton? Gjegjësisht a përfiton nga kjo konsumatori zviceran? Këtyre dhe pyetjeve të tjera u përgjigjet për albinfo.ch eksperti i financave dhe CEO i Swiss Management Zürich AG, Gzim Hasani.
albinfo.ch: Përse i është rritur vlera frangut zviceran kohët e fundit?
Gzim Hasani: Siç dihet, dy javë më parë, Banka Kombëtare e Zvicrës rriti normën bazë të interesit (kamatën) për 50 pikë bazë. Me këtë ajo tani është për -0.25% mbi normën bazë të interesit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) prej -0.5%. Kjo diferencë pozitive e normës së interesit tërheq kapitalin e huaj në Zvicër dhe çon në një kurs më të fortë këmbimi. Në të njëjtën kohë, me rritjen e normës, Banka Kombëtare po sinjalizon se mbajtja nën kontroll e inflacionit është prioritet i saj.
Gzim Hasani
albinfo.ch: A ka ndikuar situata e inflacionit në zonën e BE-së në ngritjen e vlerës së frangut zviceran?
Gzim Hasani: Norma e inflacionit në eurozonë është aktualisht 8.6%, ndërsa inflacioni në Zvicër aktualisht është 3.4%. Një valutë e fortë kombëtare ndihmon kundër rrezikut të inflacionit të importuar. Për inflacion të importuar bëhet fjalë kur rritjet e larta të çmimeve jashtë përçohen edhe brenda vendit nëpërmjet importeve.
albinfo.ch: Çfarë politikash ka përdorur Zvicra për të rritur vlerën e frangut zviceran?
Gzim Hasani: Në Zvicër, frangu i fortë zviceran po frenon rritjen e çmimeve. Importuesit përfitojnë nga një kurs këmbimi më i ulët, pra më i dobët, ndërsa eksportuesit janë ata që pësojnë. Kursi më i ulët i këmbimit është një avantazh për konsumatorët. Për faktin se importuesit po kanë mundësi të blejnë më lirë, çmimet te ne po bien.
albinfo.ch: A pritet që frangu zviceran të vazhdojë të rritet kundrejt euros?
Gzim Hasani: Frangu zviceran aktualisht vlerësohet pothuajse në mënyrë korrekte, të drejtë. Prandaj, nuk ka asnjë arsye që frangu zviceran të ketë një mbivlerësin ose nënvlerësim të ndjeshëm në periudhën afatshkurtër ose afatmesme. Në realitet, frangu zviceran reagon me ndjeshmëri ndaj situatës ekonomike globale. Në mjedisin e vështirë aktualisht, frangu i cili konsiderohet si një valutë e sigurt, mund të priret drejt forcimit edhe më të madh.
albinfo.ch: A mund të çojë rritja e frangut zviceran dhe zhvlerësimi i njëkohshëm i euros në një çekuilibër në tregun valutor?
Gzim Hasani: Një gjë e tillë nuk është për t’u pritur. Valutat e forta janë shprehje e një ekonomie solide dhe të fortë. Por, tregjet valutore e rregullojnë këtë vetvetiu.
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit