Lajme
Ekonomia e Eurozonës rritet mbi pritshmëritë
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, ekonomia e Eurozonës u rrit më shumë se parashikimet, pavarësisht goditjes energjetike të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme.
Sipas të dhënave nga Eurostat, Prodhimi i Brendshëm Bruto i 21 vendeve të monedhës së përbashkët u rrit me 0.4% në periudhën prill-qershor. Në tremujorin e parë, ekonomia e Eurozonës nuk kishte shënuar rritje.
Rezultati ishte dy herë më i lartë se parashikimi prej 0.2% i ekonomistëve të anketuar nga Bloomberg.
Rritja u mbështet nga performanca pozitive e ekonomive më të mëdha të bllokut. Gjermania dhe Franca u zgjeruan me nga 0.2%, ndërsa Spanja shënoi një rritje prej 0.7%, e nxitur edhe nga ecuria e fortë e sektorit të turizmit. Edhe ekonomia italiane u rrit me 0.2%, transmeton albinfo.ch.
Kontribut të rëndësishëm në rezultatin e përgjithshëm dha edhe Irlanda, ekonomia e së cilës u zgjerua me 3.9%, pas tkurrjes së fortë të regjistruar në tremujorin e parë.
Të dhënat tregojnë se Eurozona ka përballuar më mirë nga sa pritej rritjen e çmimeve të energjisë dhe pasiguritë e shkaktuara nga konflikti në Lindjen e Mesme.
Çmimi i naftës Brent është rikthyer mbi 92 dollarë për fuçi, pas prishjes së armëpushimit.
Banka Qendrore Evropiane ka mbajtur të pandryshuara normat bazë të interesit në 2.25%, ndërsa vijon të vlerësojë ndikimin e luftës mbi inflacionin dhe rritjen ekonomike.
Sipas parashikimeve të BQE-së, ekonomia e Eurozonës pritet të rritet me 0.8% gjatë vitit 2026 dhe me 1.2% në vitin 2027.
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova














