Kosova

Edhe sot nuk mund të dilni nga Kosova pa pritur katër orë

Për të hyrë në Kosovë pritjet po zgjasin deri në një orë e tridhjetë minuta

Këto ditë pushimi, mërgimtarët anë e mbanë vendeve të botës po vinë në Kosovë për të kaluar pushimet me familje, përcjellë albinfo.ch

Ata që i kanë përfunduar pushimet, po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë dhe punojnë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në këto momente, bashkatdhetarët po presin deri në katër orë për të dalur në kufirin Merdare.

Për të hyrë në Kosovë, pritjet po zgjasin 1 orë deri në 1 orë e 30 minuta, kurse për të dalë pritjet po zgjasin 4 deri në 5 5 orë.