Koronavirusi: çast pas çasti
Edhe një shtet evropian mbyll kufijtë
Në këtë shtet do të mund të hyjnë edhe studentët e huaj, personeli ushtarak si dhe punëtorë të organizatave ndërkombëtare
Qeveria ukrainase ka ashpërsuar masat e izolimit, duke përfshirë mbylljen e kufijve për të huajt, teksa tenton të parandalojë shpërthime të reja të koronavirusit.
Vendimi për mbyllje të kufijve, që hyn në fuqi më 28 gusht, është miratuar në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.
Përveç kësaj, masat e karantinës janë shtyrë edhe për dy muaj tjetër, deri më 31 tetor, derisa përgjatë kësaj periudhe edhe ndarja e shtetit në zona do të vazhdojë të realizohet.
“Rritja e numrit të rasteve në javët e fundit na ka detyruar neve të veprojmë me më vendosmëri”, ka thënë kryeministri, Denys Shmygal, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Të huajve që kanë leje të punës në Ukrainë dhe atyre që kalojnë transit nëpër këtë shtet, për më pak se dy ditë, do t’iu mundësohet hyrja.
Në këtë shtet do të mund të hyjnë edhe studentët e huaj, personeli ushtarak si dhe punëtorë të organizatave ndërkombëtare.
Deri më 28 gusht, Ukraina ka regjistruar 114,500 persona të infektuar me koronavirus, dhe më shumë se 2,450 viktima.
Në vetëm 24 orët e fundit, këtij shteti i janë shtuar 2,438 raste të reja të infektimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













