Koronavirusi: çast pas çasti
Edhe miliarderët nuk e thyejnë dot karantinën
Policia franceze nuk lejoi një grup miliarderësh që të uleshin me avionin e tyre privat në jug të Francës.
Ata kishin si qëllim të shkonin në një vilë luksoze për të kaluar disa ditë gjatë karantinës së vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Dhjetëra forca policie kishin dalë në pistën e Provence në Marseille për të ndaluar biznesmenët britanikë të zbrisnin nga xheti privat, në një kohë kur të gjitha fluturimet janë pothuajse të palejuara për shkak të pandemisë.
Biznesmenët dhe 3 vajza të reja që i shoqëronin, pasi të uleshin në aeroport, kishin planifikuar të shkonin me helikopter në një vilë luksoze 70 milionë euroshe, ku do të qëndronin gjatë karantinës.
Por, policia nuk i lejoi ata të zbrisnin nga avioni dhe pas një qëndrimi 3 orësh në pistë, i detyroi të ktheheshin në Britaninë e Madhe.
Një nga personat që ndodheshin në avion tha për Mail Online se nuk kishin shkuar në Francë për pushime, por ishin thjesht 3 biznesmenë që po përpiqeshin të arrinin një marrëveshje që do të krijonte 900 vende të reja pune. Ai shpjegon se personat e tjerë në avion ishin badigardë, sekretare dhe përkthyes.
Por policia franceze thotë të kundërtën. Ajo deklaron se burrat në avion ishin të moshës 40-50 vjeç, ndërsa i përshkruan vajzat si eskorta në një moshë shumë të re, shkruan a2news. Pas kësaj, pilotët e avionit u gjobitën nga policia për shkelje të rregullave të vendosura nga qeveria franceze për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë Në këtë kuadër, është lansuar edhe një peticion publik në Change.org për të mobilizuar mbështetje qytetare... -
Tirana bëhet kryeqendra e diasporës shqiptare, nis Samiti i 4-t me pjesëmarrje të gjerë -
Video
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar para Samitit: Asnjëherë nuk i harroj rrënjët e mia -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri














