Lajme
I zgjatet paraburgimi shqiptarit nga Zvicra, të dyshuar rreth sulmit në Vjenë
Ai konsiderohet se i përket grupit të të rinjve që kishin frekuentuar xhaminë famëkeqe "An Nour" në Winterthur, para se ajo të mbyllej.
18-vjeçari nga Winterthuri, i arrestuar para një jave në lidhje me sulmin terrorist në Vjenë, mbetet në paraburgim. Prokuroria për të rinjtë ka vendosur masën e ndalimit të tij për një muaj, shkruan watson.ch.
Gjykata e masave të detyrueshme e ka miratuar këtë vendim, ka deklaruar për portalin, një zëdhënëse e Prokurorisë së lartë për të rinj, e Kantonit të Cyrihut .
18 vjeçari, i cili sipas mediave zvicerane (Nzz am Sonntag) është me prejardhje shqiptare, është arrestuar të martën, më 3 nëntor dhe është mbajtur deri më sot në paraburgim, transmeton albinfo.ch. Ai dyshohet se ka pasur kontakte me vrasësin nga Vjena së bashku me një person tjetër nga Winterthuri.
Prokuroria për të Rinj mund të urdhërojë vetë deri në shtatë ditë paraburgim. Për zgjatje të paraburgimit nevojitet miratimi nga gjykata e masave të detyrueshme, gjë që në lidhje me këtë rast është bërë të enjten (sot).
Këto janë arsyet e zgjatjes, sipas zëdhënëses:
“Qëllimi është të zbulojmë se në çfarë mase 18-vjeçari ishte në kontakt me sulmuesin në Vjenë. Deri atëherë, vlen prezumimi i pafajësisë ”.
I riu nga Winterthuri ishte tashmë i njohur për autoritetet e zbatimit të ligjit, përcjell albinfo.ch. Ndaj tij është duke rrjedhur hetimi penal për shkelje të ligjit për ndalim të IS dhe për prezantime të pamjeve të dhunës.
Ai konsiderohet se i përket grupit të të rinjve që kishin frekuentuar xhaminë famëkeqe “An Nour” në Winterthur, para se ajo të mbyllej.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











