Lajme
Kur kryetari i Winterthur-it flet befas shqip për Krishtlindje
Kryebashkiaku përsërit të njëjtin tekst në shqip, spanjisht, ukrainisht etj. Është Inteligjenca artificiale ajo që e bën këtë të mundur
Kryebashkiaku i Winterthur-it, qytetit të gjashtë më të madh të Zvicrës, Michael Künzle, njihet për afërsinë e tij me qytetarët. Ai tani po e vërteton sërish këtë duke folur në gjuhët e popullatës që qytetit, transmeton albinfo.ch.
Kryetarët e bashkive, presidentët e qyteteve dhe krerët e shteteve në mbarë botën pëlqejnë të mbajnë një fjalim publik në fund të vitit. Kryebashkiaku i Winterthur, Michael Künzle, ka mbajtur këtë fjalim: “Të dashur banorë të Winterthurit. Viti po përfundon, ne kemi përjetuar shumë: Gjëra të bukura, dhe më pak të bukura. Dhe vitin e ardhshëm do të kemi sfida të tjera”, vijon fjalimi i tij fillimisht joorigjinal i Vitit të Ri në Instagram, shkruan gazeta e këtij qyteti, Landbote.
“Por ne do ta trajtojmë këtë me guxim, do ta kapërcejmë dhe kështu pres me kënaqësi vitin e ardhshëm”. Së fundi, në emër të Këshillit Bashkiak të Winterthur-it, ai u uron të gjithëve një sezon të mbarë pushimesh dhe gjithë të mirat.
Ajo që vjen më pas është qesharake, e veçantë dhe e jashtëzakonshme. Kryebashkiaku përsërit të njëjtin tekst në shqip, spanjisht, ukrainisht, turqisht, anglisht e deri në finlandisht, transmeton albinfo.ch. Shqiptimi i tij në gjuhët përkatëse është “i përsosur”, shkruan gazeta. Por, sipas saj, është Inteligjenca artificiale ajo që e bën këtë të mundur, siç zbulon faqja e internetiti e qytetit të Winterthur-it në tekstin e artikullit.
“Winterthuri nuk është vetëm shtëpia e shumë njerëzve dhe kulturave të ndryshme, por edhe një qytet modern dhe progresiv. Duke pasur këtë në mendje: Gëzuar Krishtlindjet, Hyvää joulua, Feliz Navidad dhe Щасливого Різдва”, pasojnë urimet ekryebashkiakut, në gjuhët përkatëse.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












