Shqipëria
“Easy Voyage”: Turistët francezë në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
Duke filluar nga ky vit, turistët francezë do të mund të fluturojnë lehtësisht drejt Shqipërisë – një destinacion befasues dhe tërheqës në zemër të Evropës, sipas një artikulli të botuar në revistën franceze të udhëtimeve “Easy Voyage”.
Kompania ajrore “Transavia” po zgjeron rrjetin e saj me dy linja të reja nga Franca në Tiranë, Shqipëri.
Me fluturime direkte dhe çmime të përballueshme – turistëve u ofrohet një mundësi e përkryer për të zbuluar këtë xhevahir të Ballkanit – me plazhe, male dhe një trashëgimi të pasur kulturore.
Ne ju rekomandojmë vizitorëve francezë të kalojnë pushime disaditore ose pushime të gjata për të shijuar dhe eksploruar plotësisht pasuritë kulturore dhe natyrore të vendit.
Shqipëria, një destinacion plot premtime
Dikur një vend jo shumë i njohur për turistët ndërkombëtarë, Shqipëria, tashmë është shndërruar në një nga destinacionet më popullore të Evropës.
E kufizuar nga ujërat e kristalta të detit Adriatik dhe Jon, ajo tërheq menjëherë vëmendjen – falë plazheve të pacënuara dhe limaneve te fshehura.
Tirana, kryeqyteti dhe porta hyrëse në vend, është një qytet me histori të pasur dhe bukuri unike.
Një ndërthurje zgjuar e arkitekturës osmane, gjurmëve komuniste dhe modernitetit, qyteti ofron një numër asetesh.
Muzetë e tij, si Muzeu Historik Kombëtar, ju ftojnë të gërmoni në të kaluarën e trazuar të vendit.
Shëtitja rreth sheshit Skënderbej ose shijimi i një kafeje në lagjen e Bllokut do t’ju zhyt në atmosferën e gjallë të qytetit.
Përtej Tiranës, adhuruesit e natyrës dhe aventurave do të kënaqen duke eksploruar malet e Shqipërisë së Veriut, të quajtura “Alpet Shqiptare” – të cilat ofrojnë peizazhe mahnitëse dhe shtigje të shkëlqyera për ecje.
Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si qyteti antik i Butrintit dhe qyteti muze i Beratit, dëshmojnë pasurinë kulturore dhe historike të këtij vendi të vogël.
Riviera Shqiptare ofron një mjedis idilik me fshatrat e saj piktoreskë, ujërat bruz dhe atmosferën relaksuese.
Së fundi, Shqipëria vlerësohet edhe për gastronominë e saj, një ndërthurje e shijshme e traditave mesdhetare dhe ballkanike.
Provoni byrekun ose specialitete të tjera shqiptare – me mish qengji dhe peshk të freskët për një përvojë autentike kulinare.
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania Erdhi për pushime në vëndlindje, humb jetën në aksident ... -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy”
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










