Lajme
“Easy Jet” nga Kosova me çmime të ulëta
Kompania “Easy Jet Airlines” nga dita e diel do të operoj në tregun kosovar (edhe për Berlin) me çmime më të lira
Kompani “Easy Jet Airlines” nga e diela, do të fillojë fluturimet nga Kosova nëpër qendrat evropiane, me çmime më të lira. Kështu njofton Ministria e Infrastrukturës (MI) në Qeverinë e Kosovës, e cila këtë kompani e konsideron të arsyeshme për zhvillimin e konkurrencës ndërmjet aviokompanive.
“Më 24 mars 2016, kompanisë “Easy Jet Airlines”, i është mundësuar hyrja në tregun e Kosovës, me ç’rast do t’i shfrytëzoj të drejtat e trafikut. Kjo kompani ka orar të fluturimit nga data 27 e këtij muaji. Hyrja e një kompanie Ajrore nga Anglia, në tregun kosovar, është e një rëndësie të posaçme. “Easy Jet Airlines”, operon me low cost dhe do të ndikoj në zhvillimin konkurrues të aviacionit civil”, thuhet në njoftimin për media lëshuar nga MI.
Por, në anën tjetër, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara tha për KP se “Easy Jet” si kompani ajrore operon në tregun e Kosovës që nga viti 2010.
“Gjatë kësaj periudhe “Easy Jet” dega ne Zvicër është duke operuar me 6 fluturime për Bazel dhe me 4 fluturime për Gjenevë. Ndërkaq nga ky muaj do të filloj me fluturime “Easy Jet” dega në Angli ku do të ketë 3 fluturime për Berlin. Fluturimi i pare inaugurues për këtë destinacion do të jetë ditën e diel me datë 27 Mars 2016”, tha Gara.
Sipas kësaj deklarate, Ministra e Infrastrukturës ia ka huq lajmit, pasi që kjo avio-kompani operon në Kosovës nga viti 2010. prandaj, sipas njoftimeve, “Easu Jet” operon edhe me tri fluturime të reja për Berlin.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












