Integrimi
Dyshohet se dëbimi i 35 kosovarëve nga Gjermania ka lidhje me zjarrvënien
Do të zhvillohen hetime për të vërtetuar nëse ka ndonjë lidhje në mes të shpërthimit të një zjarri në një vendstrehim të azilkërkuesve dhe këtij aksioni policor
Në landin gjerman, Thüringen, nga nata e mbrëmshme deri sot në mëngjes është realizuar aksioni për dëbimin e 35 azilkërkuesve kosovarë. Siç ka deklaruar për agjencinë dpa një zëdhënës policie gjatë natës janë marrë nga banesat e tyre këta 35 azilkërkues dhe janë vendosur në një pikë grumbullimi prej nga janë transportuar për në aeroportin Leipzig/Halle.
Në mesin e të grumbulluarve ka edhe 15 fëmijë nën moshën 14 vjeçare, por ata të gjithë janë me familjet e tyre kështu që nuk ka fëmijë që udhëtojnë të vetëm, transmeton albinfo.ch. Fluturimi bëhet sot rreth mesditës.
Sipas policisë, gjatë grumbullimit të azilkërkuesve nuk ka ndodhur asnjë incident. Do të zhvillohen hetime për të vërtetuar nëse ka ndonjë lidhje në mes të shpërthimit të një zjarri në një vendstrehim të azilkërkuesve dhe këtij aksioni policor, përcjell albinfo.ch. Në afërsi të këtij vendstrehimi, persona të panjohur kishin ngritur një barrikadë dhe i kishin vënë zjarrin asaj, kështu që është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta neutralizuar atë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












