Lajme
Dyfishohet transporti i mallrave nga porti i Durrësit drejt Kosovës

Porti i Durrësit është kryesori në Adriatik, ku operon biznesi i Kosovës. Bizneset e Kosovës kanë rritur ndjeshëm praninë e tyre në portin detar të Durrësit përmes lëvizjes së mallrave transit, duke zënë 10 për qind të vëllimit të përgjithshëm të import-eksportit, shkruan sot Koha Ditore.
Transporti i mallrave transit me destinacion Kosovën gjatë vitit 2019 është rritur me 110,6 % krahasuar me vitin paraardhës. Gjatë vitit që lamë pas, në “kalatat” e portit më të madh të Shqipërisë janë përpunuar 31 anije me afro 106 mijë tonë mallra, të cilat janë nisur më pas drejt Kosovës.
Sipas Autoritetit Portual – Durrës, gjatë vitit 2018 në Portin e Durrësit janë përpunuar vetëm 14 anije me 50 mijë tonë mallra. Nga Durrësi drejt Kosovës janë nisur mallra të ndryshme transit, kryesisht materiale ndërtimi, si llamarinë (36.803 ton), hekur (32.162 tonë), xhama (13.380 ton), gjithashtu dhe grurë, çimento, melaminë apo plehra kimikë, me destinacion Kosovën.
Ndërkohë, anije të specializuara ngarkohen në portin e Durrësit me mineral zinku, që vjen nga “Trepça” në Durrës për të vijuar drejt porteve të vendeve perëndimore. Më 15 janar të vitit 2019 është çelur në portin e Durrësit Zyra doganore e Kosovës, ndërkohë që një zyrë e tillë është hapur edhe në Porto Romano që shërben për karburantet, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris Të dy dëshmuan talent, përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje...
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri