Shkurt.ch

Dyfishohen rastet e trafikimit me qenie njerëzore

Gjatë 6 muajve të parë të vitit, rojet kufitare kanë kapur gjithsej 196 kontrabandistë ose trafikantë që kanë bërë përpjekje të fusin në Zvicër përmes rrugëve ilegale njerëz klandestinë

Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti në Zvicër është regjistruar një shtim i madh i rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë kësaj periudhe rojet kufitare kanë kapur gjithsej 196 kontrabandistë ose trafikantë që kanë bërë përpjekje të fusin në Zvicër përmes rrugëve ilegale njerëz klandestinë. Ky numër është më shumë se dyfishi i atij të regjistruar në eriudhëne njëjtë të vitit 2013, shkruan gazeta “SonntagsZeitung”.

Më i lakmuari në këtë drejtim ka qenë kantoni i Tesinës. Si zonë kufitare që kufizohet me Italinë Tesina ka qenë më e atakuara, gjegjësisht nga numri i përgjithshëm i trafikantëve të arrestuar, gjysma janë kapur në këtë regjion.

Autoritetet e Rojeve Kufitare e shpjegojnë rritjen e madhe të numrit të rasteve të trafikimit me rritjen e fluksit të refugjatëve nga Afrika që kohëve të fundit ia kanë mësyrë Evropës.

Si reagim ndaj këtij fluksi, Rojet Kufitare kane shtuar numrin e personelit në kufirin jugor të vendit dhe kanë ashpërsuar masat e kontrollimit në atë zonë.