Shkurt.ch
Dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë në Bazel
Ende nuk është arritur të identifikohen dy të vrarët dhe i plagosuri rëndë. Dy dorasit, identiteti i të cilëve është po ashtu ende i panjohur, ndodhen në arrati
Rreth orës 20.15 të të enjtes në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56” janë dëgjuar të shtëna me armë. Si rezultat, janë vrarë dy persona ndërsa një tjetër ka mbetur me plagë të rënda, bën të ditur Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit për mediat zvicerane. Dorasit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe përkundër një aksioni të gjerë policor ata ende nuk janë kapur.
Rrjedha e ngjarjes, sipas njohurive të deritashme të prokurorisë dhe policisë ka qenë kjo: dy persona, meshkuj kanë hyrë në lokalin e përmendur dhe kanë shtënë disa herë me armë, transmeton albinfo.ch. Pas aktit të kryer ata janë larguar në drejtim të stacionit Badischer Bahnhof. Në lokal ka pasur edhe njerëz të tjerë, të cilët kanë shpëtuar të palënduar.
Ende nuk është arritur të identifikohen dy të vrarët dhe i plagosuri rëndë. Media shqiptare ndërkohë shkruajnë, duke iu referuar burimeve jozyrtare se bëhet fjalë për shqiptarë, si te viktimat ashtu edhe te dorasit. Ato madje raportojnë për 4 viktima, të gjithë shqiptarë!
Nga ana tjetër, burimet zvicerane, si zyrtarët ashtu dhe mediat nuk japin ndonjë element që të mund të kuptohet përkatësia etnike e palëve të përfshira në konflikt.
Hetimet vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










