Maqedonia
Dy të rinjtë shqiptarë dënohen me 38 vjet, Iliqi që vrau Almirin me 6 vite burg
Besir Bela (21 vjet) u dënua me 19 vjet dhe Skender Demiri (19 vjet ) me 19 vjet
Avokati boshnjak Asmir Alispahiq reagoi pas dënimit të dy të rinjve shqiptarë me 38 vite burg, dhe dënimin e vrasësit të Almirit me 6 vite burg.
“Për vrasjen e Nikolla Sazdovskit, Besir Bela dhe Skender Demiri u dënuan me nga 19 vite burg, ndërsa për vdekjen e 4-vjeçarit të vogël Almir Aliu, Boban Iliq u dënua me vetëm 6 vite burg. Drejtësia selektive nuk është drejtësi! Nuk ka drejtësi – ka paqe, eh Maqedonia ime e Veriut e çuditshme”, ka shkruar Alispahiq.
Gjykata shqiptoi dënim për të akuzuarit për vrasjen e “Komitit” Nikolla Sazdovski, në lagjen Autokomandë. I shpalli fajtorë dhe i dënoi me 38 vjet burg gjithsej. Besir Bela (21 vjet) u dënua me 19 vjet dhe Skender Demiri (19 vjet ) me 19 vjet, përcjell albinfo.ch.
Gjykata theksoi se i ka marrë parasysh të gjithë rrethanat lehtësuese dhe rënduese, konkretisht faktin se të rinjtë e kanë sulmuar me paramendim Sazdovskin dhe e kanë lënë në gjendje kome pa e ndihmuar më pas. Por u theksua edhe se autorët kanë qenë në vetëdije të plotë kur ia kanë shkaktuar plagët Sazdovskit të cilat sipas analizave mjekësore, i kanë shkaktuar atij dhimbje të rënda para se të bie në gjendje kome, transmeton aktuale.mk.
Të dënuarit do të duhet së bashku të paguajnë edhe dëmshpërblim për vrasjen e Sazdovskit që në total është mbi 10 milion denarë. Secili veç e veç do të duhet të paguajë mbi 5 milion denarë familjes së Sazdovskit. Mbi 1 milion e 200 mijë denarë për babanë e Sazdovskit, për dhimbjen shpirtërore. Mbi 1 milion për nënën e tij. Mbi 1 milion për motrën dhe mbi 1 milion për vëllain. Por do të duhet ti paguajnë edhe gjyshes së Sazdovskit mbi 600 mijë denarë. Secili prej të dënuarve do të paguajë mbi 81 mijë euro dëmshpërblim për familjen e Sazdovskit. Që të dy do të paguajnë 162 600 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












