E-Diaspora
Dy shqiptarë të vdekur nga shembja e urës në Itali
Kjo ambasadë njofton se Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë dy të rinjtë mes 37 viktimave të tragjedisë
Ambasada e Shqipërisë në Itali ka konfirmuar vdekjen e dy të rinjve shqiptarë në Gjenovë të Italisë pas shembjes së urës Morandi.
Kjo ambasadë njofton se Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë dy të rinjtë mes 37 viktimave të tragjedisë.
“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për humbjen tragjike të jetëve të dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri dhe Edi Bokrina në aksidentin tragjik në urën Morandi në Genova. Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave ambasada është në dispozicion të të afërmeve për të gjithë asistencën e nevojshme”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade, përcjell albinfo.ch.
Rrëzimi i një ure mbi 100 metra të lartë në Gjenova në Itali shkaktoi rreth 35 viktima një ditë më parë.
Shumë prej tyre po udhëtonin mbi urë kur ndodhi shembja, ndërsa të tjerë u zunë poshtë saj, pasi ka dhjetëra ndërtime.
Shkatërrimi është kolosal, ndërsa ende në vend vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit edhe gjatë ditës së sotme.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













