Kosova
Ministri Behgjet Pacolli paralajmëron dy njohje të reja për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme ka paralajmëruar njohje të reja për vendin.
Ai ka thënë se këto ditë pritet njohja e Kosovës nga Kongo dhe Etiopia. Raportimi i Pacollit ka qenë mjaft i tensionuar, transmeton albinfo.ch.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka pyetur Pacollin se a kishte emëruar në Ruandë si konsull nderi Enrike Rajs, i cili është duke u përndjekur nga drejtësia amerikane për krim të organizuar.
Konjufca po ashtu ka thënë se në opinion janë hedhur edhe dyshimet se Pacolli ka lidhje biznesore me të. Pacolli ka reaguar ashpër ndaj kësaj pyetjeje, duke thënë se nëse vazhdohet me këto akuza, do ta lëshojë mbledhjen.
Megjithatë, kreu i diplomacisë ka mohuar se Rajs është emëruar konsull nderi nga ana e tij dhe se të njëjtin e ka njohur përmes ambasadorit William Walker.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












