Shkurt.ch
Dy filma për bletët, fitues në Festivalin e Soloturnit
Filmi dokumentar “Der Imker” (Bletari) ka fituar çmimin "Prix de Soleure", ndërsa ai "More than Honey" (Më shumë se mjaltë) çmimin e publikut
Me ndarjen e çmimeve, në mbrëmjen e të enjtes ka mbyllur perdet Festivali i 48 i filmit “Ditët e filmit të Soloturnit”. Filmi dokumentar “Der Imker” (Bletari) i regjisorit Mano Khalil ka fituar çmimin e parë të jurisë, “Prix de Soleure” që ka edhe vlerën financiare, 60 mijë franga. Filmi fitues bën fjalë për azilkërkuesin kurd Ibrahim Gezer, i cili përmes kultivimit të bletëve gjen shoqëri në Zvicër, edhe pa e njohur gjuhën e vendit.
Sipas jurisë së festivalit ajo që meriton veçanërisht të vlerësohet në këtë film është “pozitiviteti” i tij dhe “besimi i patundur në njeriun”.
Është për t`u përmendur se çmimi “Prix de Soleure”, secilën herë deri më tash u është dhënë filmave dokumentarë.
Ndërkaq, çmimin e publikut, me vlerën prej 20 mijë frangash, e ka fituar një film po ashtu dokumentar dhe që ka të bëjë po ashtu me bletët. “More than Honey” (Më shumë se mjaltë) është emri i filmit, i cili tashmë ka thyer të gjithë rekordet për shikueshmërinë filmave dokumentarë në Zvicër. Ai bën fjalë për jetën e bletëve dhe për rëndësinë që kanë bletët për vazhdimësinë e jetës mbi tokë.
Në këtë festival është shfaqur edhe filmi “Kosovo Dreams” i regjisores Valeria Stucki, që merret me mbrojtjen e ambientit në Kosovë.
Ndryshe, festivali i 48 i filmit në Soloturn ka thyer edhe një rekord. Me 60 mijë bleta të shitura ai ka qenë festivali më i vizituar deri më tash. Zgjedhja e bërë kësaj radhe që filmat të shfaqeshin në më shumë kinema se herëve
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











