Shkurt.ch
Dy familje shqiptare, viktima të grabitjeve
Afërdita Q.: “Më kanë vjedhur stoli në vlerë prej 4000 frangash. Madje edhe arkën e kursimeve të djalit e kanë vjedhur”
97 plaçkitje brenda një jave vetëm në kantonin e St. Gallenit. “Ky është numri më i madh i shënuar brenda dy viteve të fundit” thotë zëdhënësi i policisë, Hanspeter Krüsi. Dhe nëse u duhet mbështetur në statistikë, ky trend do të shkojë drejt ngritjes në javët në vijim.
Mjegulla që ka mbretëruar ditëve të fundit, por edhe mobiliteti i madh i hajnave si dhe komunikimi i lehtë në mes tyre ua kanë lehtësuar atyre“punën”. Veç kësaj, kufijt e hapur “frtojnë” hajnat nga vendet e lindjes për të ardhur në Zvicër, mendon Krüsi. Por, ai nuk është i sigurt se fjala është për “turistë kriminelë”.
Ndër viktimat e plaçkitjeve të javës së fundit ka qenë edhe Afërdita Q. Nga St. Galleni. Ajo thotë se nuk ka pasur kurrë më parë frikë në lagjen ku banon se mund të jetë në shënjestër të plaçkitësve. Por, të premten që shkoi, asaj i është thyer banesa.
“Më kanë vjedhur stoli në vlerë prej 4000 frangash. Madje edhe arkën e kursimeve të djalit e kanë vjedhur”, thotë ajo.
Tash e tutje ajo shikon dy herë kur sheh dikend nga jashtë që sillet në lagje.
Edhe një shqiptar tjetër ka qenë viktimë e serisë më të re të vjedhjee në St. Gallen. Ai quhet Fadil Berisha. “Të hënën në orët e hershme erdha në punë, (në një mishtore) ku mbretëronte një kaos i vërtetë. Para të gatshme nuk kishin mundur ë gjenin por kishin marrë me vete thika të mishtores. Më është dashur gjysmë nate punë për të riparuar dëmet nga grabitja që kishin bërë”, tregon i zemëruar Fadili.
Me këtë shtim grabitjesh, policia është gjetur e pafuqishme, shkruan blick.ch. E gjithë ajo që mund të garantojnë ruajtësit e rendit është shpejtimi i procedurës për ata që kapen duke vjedhur.
Por, ky nuk është ngushëllim për ata që kanë qenë viktima të këtyre sulmeve.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










