Lajme
Duriqi konfirmon se ka arritur t’i therë me thikë personat që e kanë sulmuar
Gazetari Visar Duriqi, i cili ditë më parë u sulmua nga tre persona, ka konfirmuar se ka therur të tre personat me thikë gjatë përleshjes.
Duriqi ka thënë se ka therur në vetëmbrojtje të tre personat me një brisk.
“E kam pasur një brisk që e mbaj për pemë e këso gjërash. Kam tentuar me u vetëmbrojte”, ka thënë Duriqi.
Tutje, ai sqaroi se nuk e di saktësisht sa ka arritur t’i dëmtojë sulmuesit për shkak se ka qenë tollovi. Megjithatë, Duriqi tha se kjo do të merret vesh nëse policia arrin t’i arrestojë personat e dyshuar.
“… tash ka qenë hallakamë. Sa kam arritur t’i dëmtojë sulmuesit merret vesh veç nëse arrestohen ata”, shtoi Duriqi.
Sulmi ndaj Duriqit të cilit iu thyen katër dhëmbë u dënua gjerësisht nga përfaqësues politikë, gazetarët dhe Organizatat e Shoqërisë civile.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














