Lajme
Dubai u prin vendeve të preferuara për t’u vizituar në vitin 2023

Tripadvisor ka zbuluar listën e destinacioneve më të mira për t’u vizituar në vitin 2023, e cila është përpiluar duke analizuar miliona komente të udhëtarëve në botë.
Dubai u identifikua si destinacioni më popullor në “Çmimet e Destinacioneve më të mira sipas përzgjedhjes së udhëtarëve”, ndërsa Kuba kryesoi listën e destinacioneve “në trend” të rekomanduara nga komentuesit.
Bali dhe Londra u renditën në vendet e dyta dhe të treta më të njohura nga përdoruesit e Tripadvisor. Londra ishte destinacioni i preferuar në Europë, duke ia kaluar edhe Romës, Parisit, Barcelonës, Firences dhe Lisbonës në 20 më të mirat.
Roma ishte destinacioni i katërt më popullor në mbarë botën, me Parisin në vendin e pestë. Ndërkohë, Kankun (Meksikë), Kreta, Marrakech, Republika Domenikane dhe Stambolli përmbyllnin listën e dhjetë destinacioneve më të mira.
Për sa u përket destinacioneve në trend, Kuba u pasua nga Hoi An në Vietnam, Mauritius, Siem Reap në Kamboxhia dhe Chiang Mai në Tajlandë, duke shënuar kështu një rritje të prezencës së destinacioneve nga Azia Juglindore në listën e 10 më të mirave, pas rihapjes së kufijve.
Maroku u rendit gjithashtu në listën e destinacioneve më në trend, me qytetin e Fes që zuri vendin e shtatë, ndërsa destinacionet e tjera më në trend ishin Grand Cayman në Karaibe dhe Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit.
“Ne vumë re një rigjallërim të kërkesës për udhëtime në vitin 2022 dhe perspektiva për këtë vit është e mrekullueshme”, tha Sarah Firshein, drejtuese e redaksisë në Tripadvisor. “Janë rikthyer udhëtimet në destinacione të largëta dhe po shohim se shumë udhëtarë janë entuziastë për të planifikuar udhëtime në Azi dhe rajonin e Paqësorit për herë të parë pas disa vitesh.”
“Qytetet si Parisi dhe Londra, të cilat kishin rënë me disa vende përkundrejt destinacioneve më pak të populluara gjatë periudhës së pandemisë, janë rikthyer në mendjet e udhëtarëve, ndërsa vendet e largëta në Shtetet e Bashkuara, të tilla si Alaska, dhe vendet e izoluara më parë, si Kuba, po ngjallin gjithashtu shumë interes.”
Tripadvisor publikoi gjithashtu një listë të vendeve më të mira për ski në vitin 2023, ku Whistler në British Columbia të Kanadasë u rendit i pari. Zermatt në Zvicër, Chamonix në Francë dhe Livigno në Itali u renditën gjithashtu si disa ndër 10 destinacionet më të mira për ski.
“Gama e larmishme e zgjedhjeve ofron mundësi për udhëtime kulturore, eksperienca të pabesueshme kulinare, mrekulli natyrore dhe shumë më tepër. Ky është me të vërtetë udhëzuesi më i mirë për udhëtarët që ëndërrojnë të vizitojnë destinacione të ndryshme këtë vit”, shtoi Firshein, shkruan The Independent, transmeton albinfo.ch.
10 destinacionet më të njohura në botë:
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Bali, Indonezi
Londër, Mbretëria e Bashkuar
Romë, Itali
Paris, Francë
Kankun, Meksikë
Kretë, Greqi
Marrakesh, Marok
Republika Dominikane
Stamboll, Turqi
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri Një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përfshi nga flakët të shtunën në orët e...
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime