Lifestyle
Dua mposht Adelen e Ed Sheeranin për kolonën zanore të James Bondit
Dua Lipa duket të ketë një hap të madh para vetes. Këngëtarja raportohet se është në rend të parë për të incizuar kolonën zanore të filmit të ardhshëm “James Bond”.
Sipas Capital FM, Lipa është zgjedhur para Ed Sheeranit dhe Jessie J për të kënduar kolonën zanore të filmit të 25-të Bond, i cili është planifikuar të shfaqet këtë nëntor, përcjell albinfo.ch.
Sam Smith ishte kantautori i kolonës zanore “Writing’s On The Wall” për filmin “Specter” në vitin 2015. Smith madje fitoi Oscar dhe Globin e Artë. Sipas raportimeve të “Evening Standard”, Dua Lipa ka më së shumti shanse për të kënduar kolonën zanore për filmin e ri.
Kështu, besohet se Dua do t’u bashkohet këngëtareve si Madonna, Adele, Tina Turner dhe Shirley Bassey e shumë të tjerëve, duke u ngritur në një pozicion të rëndësishëm në skenën botërore të muzikës. Dua aktualisht është në majat e top-listave në Britani të Madhe me ‘One Kiss’, bashkëpunimin e saj të madh me Calvin Harris, për javën e katërt me radhë.
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











