Kosova

Dua Lipa së shpejti në Prishtinë

Këngëtarja shqipëtare me famë botërore, Dua Lipa më 11 gusht do të performoj në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Gjatë një konference për media të organoziatorëve të “Sunny Hill Festival 2018”, u paraqiten edhe çmimet e biletave për tri ditë aq sa do zgjas ky festival, shkruan albinfo.ch.

Çmimi i biletave do të fillojë nga ajo më e lira 35 euro duke vazhduar më pas me 55 euro dhe 75 euro.

Gjatë konferencës ishte i pranishëme dhe babai i Dua Lipas.“Është kënaqësi me qenë këtu dhe të jap një lajm të tillë që ka qenë rrugë e gjatë derisa kemi arritë me i sjellë punët në këtë nivel për të pasur festival të tillë në Kosovë”.

Ai u shpreh se me anë të këtij festivali, të ngritet imazhi i Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Natën e parë të “Sunny Hill Festival 2018”, do të performojnë Dua Lipa, Stanaj, Grace Carter e të tjerë.

Në natën e dytë do të këndojnë, Action Bronson, Cold Train dhe këngëtarët kosovarë, Ledri Vula dhe Mc Kresha. Dhe nata e tretë do të ketë një DJ me famë botërore.