Lajme
Mali i Zi kërkon ekstradimin e ish-presidentit të ish-Jugosllavisë
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, ka bërë të ditur se Qeveria e re e Malit të Zi ka rinovuar kërkesën për të ekstraduar Zvetozar Maroviçin.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Abrazoviç tha se kërkesa e rinovuar për ekstradimin e Maroviç u dërgua në mënyrë që të krijoheshin marrëdhënie më të mira me Serbinë.
Maroviç është i akuzuar për korrupsion, si dhe kreu i një grupi që ndante rryshfete dhe leje ndërtimesh në qytetin më të madh turistik në vend.
Maroviç ishte edhe “Peshku i parë” i madh në luftën ndaj korrupsionit në vend përpara se Mali i Zi të niste negociatat e anëtarësimit me BE-në.
Maroviç kërkoi strehim politik në Serbi, ku ndodhet në ekzil prej 2016-ës dhe foli vetëm në fushatën e fundit zgjedhore, ku përkrahu opozitën filoserbe dhe kërkoi largimin nga pushteti të Milo Gjukanoviçit.
Maroviç akuzoi Gjukanoviçin se ka persekutuar atë dhe familjen e tij. Maroviç, i cili ka qenë Presidenti i fundit i Unionit Serbi-Mali i Zi, i janë ngrirë të gjitha asetet financiare familjare që kapin shifrën e miliona eurove.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











