Lajme
Drenica, gati për pritjen e bashkatdhetarëve
Komuna e Skenderajt dhe ajo e Drenasit e njoftuan ministrin e Diasporës, Valon Murati se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pritjen e bashkatdhetarëve
Ministri i Diasporës, Valon Murati, edhe sot i vazhdoi takimet me kryetarët e komunave të Kosovës, në mënyrë që të gjitha aktivitetet që lidhen me bashkatdhetarët dhe ardhjen e tyre në Kosovë të jenë të koordinuara dhe pritja t’u bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Murati vizitoi komunën e Skenderajt dhe asaj të Drenasit, ku u njoftua për përgatitjet që i kanë bërë këto komuna për pritjen e bashkatdhetarëve, për koordinimin e aktiviteteve në kuadër të fushatës “Ti je pjesë e atdheut”, për projektet e komunave, problemet pronësore në komuna, për shkurtimin e procedurave ligjore, por edhe për investimet nga diaspora, thuhet në njoftimin e MeD-it.
Fadil Nura, nënkryetar i Skenderajt, tha se kjo komunë do t’i presë bashkatdhetarët me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive. Duke qenë se në muajt e verës bashkatdhetarët vijnë në numër të madh, edhe komuna i ka shtuar kapacitetet njerëzore në shërbimet komunale si dhe ka zgjatur edhe orarin e punës.
“Diaspora nuk është më si në të kaluarën. Ajo ka lëvizur shumë përpara dhe ky është një tregues se ajo ka pësuar shumë ndryshime në kuptimin pozitiv, është integruar mjaft mirë në vendet ku jeton dhe vepron”, deklaroi Murati.
Edhe Komuna e Drenasit, sipas komunikatës së MeD-it, ishte mobilizuar për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve. Gjatë Ditëve të Diasporës, në këtë komunë, në bashkëpunim me MeD-në, do të ketë aktivitete për të gjitha moshat, si ekspozitë, koncert për fëmijë, vizitë në monumentet historike dhe takime me bashkatdhetarë.
Në këtë kontekst, ministri Murati u rekomandoi komunave që të mbajnë takime ose tryeza edhe me bizneset nga diaspora, ku do të diskutoheshin mundësitë e investimeve, projektet konkrete nga komunat, t’u tregohet se ku mund t’i orientojnë investimet e tyre, si t’ua përmirësojnë kushtet për investime e për çështje të tjera me interes për diasporën.
“Duhet të shfrytëzohen potencialet e mëdha që ka diaspora”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Po ashtu, në këto takime ministri Murati theksoi se komunat duhet të përçojnë mesazh të qartë te bashkatdhetarët, sidomos sa i përket regjistrimit, sepse është në të mirë të tyre, por edhe të Kosovës. Të shfrytëzohen aktivitetet dhe takimet me bashkatdhetarë për këtë qëllim, t’u sqarohet pse duhet të bëhet regjistrimi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













