Shëndetësi
Drejt prodhimit të një vaksine kundër koronavirusit
Vaksina e parë e mundshme kundër koronavirusit është në fazën drejt testimit te njerëzit.
Kanë kaluar vetëm gjashtë javë nga momenti kur shkencëtarët kinezë bënë të disponueshme sekuencën e koronavirusit dhe kur kompania bioteknike Moderna dërgoi vaksinën e saj në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për të filluar testimin.
Është një ritëm rekord për zhvillimin e vaksinave. Disa kompani të tjera gjithashtu janë duke punuar për të futur vaksinat e tyre në prova klinike.
Por, testimi i një vaksine për sigurinë dhe efikasitetin do të zgjasë 12-18 muaj ose më shumë, thonë zyrtarët. Çfarëdo produkti që do të rezultojë përmes testimit, do të përballet me një pengesë tjetër: prodhimin dhe shpërndarjen e mjaft vaksinave për të përmbushur kërkesën për atë që mund të jetë një pandemi globale.
Teknologji e patestuar
Vaksina e kompanisë Moderna është një nga disa kandidaturat që përmbajnë një teknologji të re që nuk është përdorur kurrë te njerëzit.
Çdo vaksinë deri më tani ka përfshirë pjesë të mikrobit në fjalë. Ato paralajmërojnë sistemin imunitar të pacientit që të mbajnë vëmendjen tek mikrobi.
Vaksina më e fundit nga kompania Moderna përmban vetëm udhëzime gjenetike. Trupi i vetë pacientit i përkthen ato udhëzime në pjesë të mikrobeve që paralajmërojnë sistemin imunitar.
Kjo lloj vaksine gjenetike është shumë më e shpejtë për t’u prodhuar sesa vaksinat tradicionale. Shkencëtarëve u mjafton të dinë kodin gjenetik të mikrobit, i cili u bë i disponueshëm brenda disa javësh nga zbulimi i koronavirusit.
Kjo është mënyra se si kompania Moderna mund të përftojë një vaksinë nga provat klinike në kohë rekord.
Por, kompania bioteknologjike me eksperiencë 10-vjeçare dhe seli në Massachusetts, nuk ka sjellë kurrë më parë një vaksinë në treg. Nëse vaksina e saj vërtetohet se është e sigurt dhe efektive, kërkesa globale mund të jetë në qindra miliona apo edhe miliarda doza. Kompania nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me aftësinë e saj prodhuese.
Dy kompani të tjera të vogla bioteknike, Inovio me qendër në Shtetet e Bashkuara, dhe CureVac me qendër në Gjermani, po punojnë edhe për vaksinat me bazë gjenesh.
Biznes i rrezikshëm
Për kompanitë me përvojë prodhuese në shkallë të gjerë, prodhimi i një vaksine urgjente është një rrezik i padëshirueshëm biznesi, thonë ekspertët.
Kompanitë “duhet të ndalojnë të gjithë punën që janë duke bërë”, tha Adalja. “Ne nuk e dimë se sa i madh do të jetë tregu. Ne nuk e dimë nëse (epidemia) do të ikë (përpara se një vaksinë të jetë e gatshme) siç ndodhi me SARS-in. Ne nuk e dimë kush do t’i blejë këto vaksina”.
Një vaksinë për Ebolan ja doli të arrijë vijën e finishit – vaksina e zhvilluar nga ndërmarrja farmaceutike me bazë në SHBA, Merck, me rreth 175 milionë dollarë financim nga qeveria amerikane. Zyrtarët e shëndetësisë po e përdorin atë për të ndihmuar në kontrollin e shpërthimit aktual në Republikën Demokratike të Kongos.
Prodhuesi i vaksinave Sanofi, ndërkohë, është larguar nga zhvillimi i një vaksine për Zikan.
Kompania franceze ishte në negociata në vitin 2017 për të zhvilluar testime klinike të një vaksine për Zikan të zhvilluar nga ushtria amerikane, dhe për ta prodhuar atë nëse vaksina do të provohej e sigurt dhe efektive.
Kompania Sanofi donte një licencë ekskluzive. Por kritikët, përfshirë senatorin amerikan, Bernie Sanders, tani kandidat për president, shkruajti në New York Times se licenca do t’i jepte monopol Sanofit dhe kompania “do të jetë në gjendje të vendosë çfarëdo lloj çmimi astronomik që dëshiron për vaksinën”.
Meqenëse Sanofi kishte marrë tashmë 43 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikanë dhe do të merrte miliona më shumë për të shpërndarë vaksinën nëse ajo funksionon, kritikët thanë se kompania duhet të garantojë që vaksina do të ishte e përballueshme për të gjithë ata që kishin nevojë për të.
Sanofi dhe ushtria nuk arritën një marrëveshje, dhe vaksina mbetet e pazhvilluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Arsyet e ikjes së mantelbardhëve janë të shumta, por ato kryesisht lidhen me çështjet financiare, deri... -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











