Shkurt.ch
„Dreamliner“ zgjon kureshtjen e zviceranëve
Aeroplani i ri “Dreamliner” nga prodhuesi amerikan aeroplanëve “Boeing” ka aterruar për herë të parë të hënën në mëngjes për një qëndrim të shkurtër në aeroportin e Cyrihut në Zvicër
Ardhja e “Dreamliner” në aeroportin e Cyrihut është pritur nga shumë “tifozë” të aviacionit. 200 deri 300 qytetarë erdhën në mëngjes të hënën për të vëzhguar nga tarraca e aeroportit “Dreamlinerin” e ri.
Në orën 10:45, sipas zëdhënësit të aeroportit përsëri kishte fluks të madh vizitorësh për të përcjell shkuarjen e aeroplanit. Në orën 11: 41, Dreamliner Airways Katar ka fluturuar përsëri në Dauha me një vonesë prej rreth njëzet minutash.
Nga jashtë, aeroplani i ri “Boeing” nuk është aq i pazakontë si disa nga A380 autobus dykatësh. Boeing 787 është shumë më i vogël, por “tifozët” e këtij aeroplani e pëlqejnë për shkak të dizajnit që është më i lehtë.
Aeroplani për shkak të peshës harxhon më pak kerozin krahasuar me aeroplanët tjerë dhe shkakton më pak zhurmë. “Dreamliner” do të fillojë nga 1 shkurt linjën e rregullt mes Cyrihut dhe Dauha.
Megjithatë me “Dreamliner” janë shkaktuar një seri aksidentesh deri më tani. Kështu ka raportuar zyrtarë të linjës ajrore japoneze “All Nippon Airways” për një çarje në dritaren e kabinës, rrjedhjen e naftës nga motori, vështirësitë me frenat dhe për një zjarr në bordin e një avioni të zbrazur.
Amerikanët kanë filluar një hetim të plotë të dizajnit dhe instalimit të avionit gjigant. “Sipas vlerësimeve tona aeroplani është i sigurt”, tha shefi i autoriteteve amerikane të aviacionit“FAA”, Michael Huerta.
Edhe shefi i inxhinierëve të Boingut, Mike Sinnett ka mbrojtur të enjten aeroplanin e tij që kushton 200 milionë dollar. Pas vonesave të shumta “Boeing” amerikan e ka sjell në treg “Dreamliner” e ri në fund të 2011-s. Në fund të 2012-s, kompania amerikane kishte shitur 848 aeroplan të këtij tipi dhe 49 prej tyre tashmë janë dërguar.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












