Kosova
Draft-statuti i AKS-së nuk është përkthyer ende
Edhe pse ishte paralajmëruar se deri të mërkurën pritet të dorëzohet draft statuti i përkthyer në gjuhën shqipe në Qeverinë e Kosovës, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Zyrtarë të qeverisë thonë se ende nuk e dinë përmbajtjen e draft statutit, ndërkohë nga Ministria e pushtetit lokal nuk ka përgjigje nëse është përkthyer ky dokument, shkruan Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës ende nuk e ka pranuar dokumentin në gjuhën shqipe i cili përmban draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Televizioni publik nuk ka marrë përgjigje nga Zyrtarë të Ministrisë së administrimit të pushtetit lokal nëse ky dokument është përkthyer në gjuhën shqipe, meqenëse ka qenë i shkruar vetëm në gjuhën serbe, ani pse një gjë e tillë është thënë se do të përfundoj të mërkurën.
Por zyrtarë të kabinetit Haradinaj konfirmuan në kushte anonimiteti se deri më tani drafti nuk është dorëzuar në qeveri, gjithashtu zyrtarisht ekzekutivi i Kosovës nuk ka njohuri nëse ky draft është dorëzuar apo jo në Bruksel.
Burimi thotë se e vetmja gjë që kanë pranuar, janë raportet e punës që takimi menaxhues për hartimin e asociacionit në krye me Vinka Radosavljevic, ka bërë gjatë hartimit.
Hartuesit e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kanë paralajmëruar se materia e draftit të këtij asociacioni është bërë në bazë të parimeve të përgjithshme të miratuara në Marrëveshjen e parë në Bruksel, për të cilën Gjykata Kushtetuese ka gjetur jo përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Ndryshe sipas zyrtarëve të BE-së çështja e Asociacionit, do të diskutohet në takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini, ka thënë në një komunikatë për media se çështja e statutit të Asociacionit do të shqyrtohet në takimin e ardhshëm në Bruksel në kuadër të nivelit të lartë, mes presidentëve.
Një gjë e tillë, sipas saj, do të ndodhë sapo ekipi menaxhues ta informojë zyrtarisht BE-në për rezultatet e punës.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?