Integrimi
Doli numri më i ri, i 20-të, i magazinës “albinfo.ch”
Sikur edhe deri tash, edhe ky numër një pjesë të mirë të tij ia kushton një teme, gjegjësisht një dosjeje. “Me zviceranët shqipfolës” mban titullin dosja e numrit aktual, të 20-të të albinfo.ch
Pas pauzës së pushimeve verore, albinfo.ch ka vazhduar serinë e numrave të revistës me po këtë emër. Pra “albinfo.ch” në trajtë të shtypur është nga fillimi i kësaj jave në duart e lexuesve kudo në Zvicër.
Sikur edhe deri tash, edhe ky numër një pjesë të mirë të tij ia kushton një teme, gjegjësisht një dosjeje. “Me zviceranët shqipfolës” mban titullin dosja e numrit aktual, të 20-të të albinfo.ch.
Si rezultat i lidhjeve, miqësore, familjare, profesionale etj. të krijuara ndërmjet shqiptarëve dhe zviceranëve tashmë mund të flasim për një numër, ndonëse ende modest, zviceranësh, që janë mishëruar me kulturën dhe sidomos gjuhën e shqiptarëve.
Bashkëpunëtorja e albinfo.ch, Hava Kurti-Krasniqi ka intervistuar pesë nga zviceranët që e kanë mësuar shqipen dhe që janë “të integruar” mirë në kulturën shqiptare.
Albanologu dhe pedagogu i shquar, Dr. Basil Schader, aktivistja e quajtur me dashamirësi edhe si “nusja e Kosovës”, Barbara Burri-Sharani, përkthyesja e njohur dhe autorja e librave, Sarah Grettler, gazetari Florian Bluter dhe punëtorja sociale Julia Schmid, zbulojnë për lexuesit tanë lidhjet e tyre me kulturën shqiptare. Me dashuri për shqipen dhe shqiptarët, ata/ato edhe në formë anekdotiale shpalosin përvojat e tyre të njohjes me shqiptarët dhe me gjuhën shqipe.
Më tutje në këtë numër ka gjetur vend intervista me Drenusha Shalën, e cila sivjet nga Ministria e Diasporës është zgjehdur “Mërgimtarja e vitit”. Kjo 26 vjeçare e rritur në Zvicër, ka themeluar dhe drejton një Call Center në Prishtinë ku janë të punësuar 240 punëtorë.
Revista albinfo.ch për muajin shtator përmban edhe materiale tjera, si një portret të doktorit të shkencave në fushë të neuropsikiatrisë, Dr. Sami Dalipi, në Sursee të Zvicrës, tekstin për 70 vjeçarin nga Shkupi, pensionist i Zvicrës, Esat Miftari, i cili me biçikletë përshkon të gjitha trojet shqiptare, prezantimin e Ardian Beqirit, njërit ndër ragbistët e pakët shqiptarë në ligat zvicerane etj.
Po ashtu në numrin aktual nuk mungojnë as temat argëtuese ku prezantohen aktorë/e, këngëtarë/e, modelist/e, sportistë/e shqiptarë, që kanë shënuar suksese në fushat ku veprojnë.
Revista albinfo.ch mund të gjendet gratis në vendet ku frekuentojnë shqiptarët në Zvicër, si në shoqata, lokale afariste, hoteliere, etj. Ata të cilët duan që revista t`u vijë në shtëpi ose zyrë me postë, mund ta sigurojnë këtë përmes parapagimit vjetor.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












