Integrimi
Dokumentar për të dëbuarit nga Gjermania në Shqipëri
Ky dokumentar do të jetë para publikut më 1 qershor. Bëhet fjalë për dëbimin kolektiv të refugjatëve nga Gjermania në Shqipëri
Në orën 3:30 të mëngjesit njerëz më uniforma shkojnë në një shtëpi në Friedland bei Neubrandenburg (Mecklenburg-Vorpommern), duke trokitur fuqishëm dhe duke bërtitur: “Ju lutem hapeni derën. Policia këtu”. Kështu fillon dokumentari “Klasa e deportimit”, nga Christian Rau dhe Hauke Wendler, shkruan “Fokus.de”.
Ky dokumentar do të jetë para publikut më 1 qershor. Bëhet fjalë për dëbimin kolektiv të refugjatëve nga Gjermania në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Ekipi i “Pier 53” për prodhimin e filmit dhe Norddeutscher Rundfunk (NDR) shoqërojnë dy familje në rrugën e tyre për në aeroportin Rostock-Laage, ku shqiptarët do të udhëtojnë në Tiranë.
Dokumentari tregon për një ngjarje, kurse më shumë se 26 mijë persona janë prekur nga viti i kaluar, edhe pse kjo zakonisht nuk kalon nën vëzhgim të mediave.
Pasi kishin trokitur dhe bërtitur, 42-vjeçari Gëzim J, hap derën, ku është i befasuar dhe është në të brendshme. Ministri Mecklenburg-Vorpommern, i cili ftoi ekuipazhin me kamera po monitoron situatë. Policët janë të sjellshëm dhe i shpjegojnë Gëzimit se familja duhet të depërtohet në Shqipëria. Në apartament është gjithashtu gruaja e Gëzimit, 38-vjeçare dhe dy bijtë, 17 dhe 18 vjet. Por, vajza 12-vjeçare është një udhëtim shkollor dhe kjo bën që zyrtarët të hutohen. Pastaj ata vendosin që të lënë nënën në Gjermani edhe për disa ditë, e më pas ajo do të kthehet së bashku me vajzën në Shqipëri.
Gëzimi ka thënë se nuk kanë bërë asgjë gabim dhe nuk e di pse po ndodh e tërë kjo. Derisa mënyra se si janë dëbuar është çnjerëzore.
Titulli i dokumentarit është marrë nga fushata “Askush nuk është i paligjshëm”.
Gjithashtu publiku do të ketë mundësinë të shoh si dëbohet ata, por edhe pasigurinë që e kanë në Ballkan. Ata kanë vizituar edhe familjen e Gëzimit në Shkodër. Ai donte të qëndronte në Gjermani, pasi nuk sheh të ardhme në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













