Kosova
“Zgjidhja e çështjes së Kosovës, do të ndikojë edhe te Bosnja”
Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, tha të enjten në Beograd se “zgjidhja e çështjes së Kosovës do të ndikojë edhe te Bosnja”.
Në konferencën për gazetarë, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Dodik tha se në të gjitha bisedat që kanë zhvilluar të martën në Bruksel anëtarët e Presidencës së Bosnjës, është thënë se zgjidhjet për Kosovën nuk duhet të reflektojnë në Bosnjë.
“E kam thënë dje, pardje, e them tani se kjo është e pamundur. Nëse dikush i ka ato të drejta, përse ne të mos i kemi? Ky është qëndrimi im”, tha Dodik, raportojnë mediat serbe, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se kolegët e tij në Presidencën e Bosnjës kanë “një qasje ndryshe ndaj problemit të Kosovës”.
“Kam vënë re se ka presione gjithnjë e më të mëdha, të brendshme dhe të jashtme, për të destabilizuar pozicionin negociator të Serbisë. U bëj thirrje të gjithëve që të largohen nga çështjet e politikës ditore, t’i përkushtohemi kësaj çështjeje me rëndësi strategjike dhe të forcojmë pozitën negociuese të ekipit serb”, tha Dodik.
Më herët, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Rusinë, u ka bërë thirrje serbëve të Bosnjës që të ndahen, duke thënë se Bosnja ka dështuar.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












