Shkurt.ch
“Ditët e Refugjatëve”, rast për solidarizim dhe reflektim
Organizata të shumta zvicerane që merren me çështje humanitare ose të refugjatëve, shënojnë Ditët e Refugjatëve. Pra, më 20 dhe 21 qershor, gjegjësisht gjatë kësaj fundjave ato promovojnë solidarizimin me refugjatët. Në këtë kontekst, në shumë pika të Zvicrës janë organizuar dje dhe sot takime ndërkulturore që shërbejnë si rast për shkëmbime në mes të njerëzve të vendeve e kulturave të ndryshme.
Organizata Schweizerische Flüchtlingshilfe (SFH) ka shkruar lidhur me këto ditë të shënuara se në këtë mënyrë i shërbehet më mirë integrimit social të refugjatëve.
Ditët e Refugjatëve organizohen nga vitet `80 të shekullit të kaluar por tash janë më aktuale se kurrë ndonjëherë më parë. Që nga Lufta e Dytë Botërore asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë refugjatë në botë se sa tash, shkruan sfr.ch. Sipas UNHCR-së numri i tyre aktualisht është afër 60 milionë.
Refugjatët me pranim të përkohshëm ashtu si edhe refugjatët me status të pranuar, duhet të kenë mundësi pjesëmarrjeje më të madhe në jetën shoqërore dhe profesionale të Zvicrës, transmeton albinfo.ch Për këtë arsye SFH, SEM dhe UNHCR kanë lansuar projektin garues “Dream-Teams”. Kjo nënkupton që persona vullnetarë të bëhen bashkë me njerëz nga një vend i caktuar i huaj. Në mënyrë simbolike ata këtë e tregojnë duke veshur së bashku në një triko mbidensionale.
Krahas aktiviteteve të ndryshme kulturore e shoqërore gjatë fundjavës me debate në podium etj. të dielën kishat e gjithë vendit organizojnë “të dielën e refugjatëve” me manifestime të shumëllojshme.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











