Kultura
“Ditët e Kulturës së Kosovës” në Zvicër
Janë paraparë një sërë aktivitetesh kulturore të shpërndara në disa qytete të Zvicrës ku ka përqendrim më të madh të komuniteti shqiptar
Në organizim të Ministrisë së Diasporës, duke filluar nga e hëna, 12 dhjetor mbahet manifestimi “Ditët e Kulturës së Kosovës” në Zvicër.
Gjatë këtyre ditëve janë paraparë një sërë aktivitetesh kulturore të shpërndara në disa qytete të Zvicrës ku ka përqendrim më të madh të komuniteti shqiptar.
Programi i “Ditëve…” fillon më 12 dhjetor në Winterthur. Ansambli “Shota” nga Prishtina shfaq koncert me valle e këngë në lokalin e hotel Töss, në këtë qytet. Koncerti fillon në orën 19.00.
Përveç Shotës së Prishtinës, me program paraqitet edhe Shkolla e vallëzimit “Shota” nga Aarau dhe SHKA “Dardania” nga Winterthuri.
Ditën e dytë të “Ditëve të Kulturës Kosovare në Zvicër”, tre ansamblet e përmendura do të shfaqin program në sallën e restorantit “Salmen” në Schlieren të Cyrihut, me fillim në orën 19.30.
Në Cyrih të njëjtën mbrëmje mbahet një orë letrare me disa poetë shqiptarë me qëndrim në Zvicër ndërsa në Gjenevë jepet shfaqja e “Teatrit Alternativ” të Prishtinës “Një përkujtim në kafe teatër” e autorit Haqif Mulliqi.
Dy mbrëmje të filmit dokumentar, do të mbahen paralelisht në Cyrih dhe në Gjenevë. Në Cyrih do të shfaqen filmat “Ëndërr e keqe, ëndërr e mirë”, e Fadil Hysajt dhe ai “Tre hapat e shpëtimit”, në regji të Orhan Kerkezit. Në mbrëmjen e filmit dokumentar në Gjenevë shfaqen filmat “Golgota e Llapit” i Bardhyl Bekteshit dhe “Ikona e luftës”, i Ilir Kabashit.
Pjesë e programit të “Javës…” janë edhe koncerti i grupit internacional të muzikës “Sheki Band” dhe një ekspozitë pikturash, nën përkujdesjen e prof. Hivzi Muharremit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











