Shkurt.ch
Dita botërore e WC-së
Për këtë ditë, një maturante zvicerane ka bërë një performancë, duke vendosur në qendër të fshatit një WC porcelani me ngjyrë ari...
Të gjithë njerëzit në botë kanë punë me toaletin, por pakkush nga ta e di se ka një “Ditë Botërore të WC-ve”. Kjo ditë ka qenë 19 nëntori dhe ajo “është festuar” në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme të botës.
Duke kujtuar se mungesa e wc-ve dhe nyjave sanitare në shumë vende të botës shkakton në mënyrë indirekte vdekjen e 4000 njerëzve në ditë, OKB ka futur, që nga viti 2001 në kalendarin e ditëve të shënuara edhe 19 nëntorin, si ditë e toaletit.
Në një lokalitet të kantonit të Obwalden “Festa e WC-së” u shënua në mënyrën më origjinale. Një vajzë, kishte zgjedhur që si punim të maturës të punonte një temë lidhur me historinë e higjienës.
Si pjesë të punimit, ajo kishte bërë një performancë, duke vendosur në qendër të fshatit, në një piedestal të stolisur, një WC porcelani me ngjyrë ari. Aty pranë kishte vënë letra toaleti dhe gazeta.
“Kërkohet trashëgimtari i fronit” e kishte shkruar maturantja nën të dhe u ofronte kalimtarëve që të “trashëgonin fronin”, duke u ulur. Natyrisht, pa i detyruar të zdishnin rrobat…
E-Diaspora
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit Kasernenareal është shndërruar në një hapësirë ku gjuha, kultura dhe muzika shqipe bashkojnë zemra nga e...
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?