Shkurt.ch
“Disiplinohet” Suisephone
Ajo duhet që në çdo prezantim telefonik të tregojë qartë identitetin e saj, që të mos krijohen ngatërrime me swisscom-in
Në bazë të një vendimi që ka marrë Gjykata Ekonomike e Kantonit të Cyrihut, kompania Suissephone Communications në të ardhmen detyrohet të respektojë vënien e shenjës së yllit në librat telefonikë. Ajo po ashtu duhet që në çdo prezantim telefonik të tregojë qartë identitetin e saj, që të mos krijohen ngatërrime me swisscom-in.
Kompaninë Suisephone Communications para gjykatës në fjalë e ka paditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco) në nëntor të vitit të kaluar.
Seco-s i kishin ardhur numër i madh ankesash nga konsumatorët sipas të cilave, këta të fundit, përkundër shenjës së yllit në librin telefonik, kishin marrë telefonata me përmbajtje marketingu nga Suissephone Communications. Shumë nga konsumatorët kanë pohuar se Suissephone ka shkaktuar një rrezik të qëllimshëm të ngatërrimit me Swisscom. Ata kanë abonuar telefoninë fikse te Suissephone ndërkaq kanë vazhduar të paguajnë taksën prej 25.35 frangash në muaj te Swisscomi.
Pasi që vërejtja e parë nuk kishte treguar rezultat, Seco kishte ushtruar padi civile kundër Suissephone në Gjykatën Ekonomike të Kantonit të Cyrihut. Me vendimin e kësaj të fundit Suissephone merr detyrime të ndryshme. Veç tjerash, ajo detyrohet që në prezantimet e saj telefonike para konsumatorëve të tregojë emërtimin e plotë “Suissephone Communications”.
Po ashtu në të ardhmen firma në fjalë do të respektojë dëshirën e konsumatorëve që kanë shprehur për të mos marrë më telefonata marketingu.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











