Integrimi
“DiasporaFlet” të enjten në Prizren
Të ftuar janë: Hilmi Gashi, bashkëkryesues i Sindikatës Unia për rajonin e Bernit, Besar Rexhepaj themelues i Innobus GmbH në Zvicër dhe Veb Kosumi, konsulent i pavarur i cili ofron shërbime të specializuara për Ministrinë e Drejtësisë në MB
“Organizata jo-qeveritare Germin i ka ftuar të gjithë në takimin e radhës me diasporën, ku do të diskutohet rreth mundësive të bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejmë të vendit.
Ky është edicioni i katërt i takimeve me diasporën, “DiasporaFlet” në Prizren, i cili do të mbahet më 27 korrik 2017 duke filluar prej orës 18:00, në Terrasë, raporton albinfo.ch.
“Duke mos njohur aftësitë e diasporës, Kosova po humb një potencial të madh që mund t’i ndihmojë në avancimin e shoqërisë tonë, e sidomos rinisë. Andaj, Germin synon që ta ndryshojë këtë bindje të njëanshme për diasporën, si dhe të lidh të rinjtë nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve të moshave të ndryshme dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë”, thuhet në njoftim.
Në takimin e radhës “DiasporaFlet n’Prizren”, për të ndarë me ne përvojën e tyre dhe për të diskutuar rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, janë të ftuar: Hilmi Gashi, bashkëkryesues i Sindikatës Unia për rajonin e Bernit, Besar Rexhepaj themelues i Innobus GmbH në Zvicër dhe Veb Kosumi, konsulent i pavarur i cili ofron shërbime të specializuara për Ministrinë e Drejtësisë në MB.
Folësit në panel do të ndajnë rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre. Njëherit, pikë kyçe e takimit do të jetë edhe rëndësia e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë, si dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të na sjell.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










